E premte, 20 Shtator, 2024

Rrahman Jasharaj: Nuk jam pasuruar, djali im punon te një dajë i imi me rrethoja, vajzën s’ma pranuan as referente

- Advertisement1-

Kryetari i shumëpërfolur i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se pasuria e tij nuk ka ndryshuar shumë, përkundër peshës së tij si figurë publike.

Ai ka thënë se nxënësit e tij mund ta dijnë se jeta e tij ka ndryshuar shumë pak që nga paslufta. Jasharaj, duke iu përgjigjur akuzave, ka thënë se po të ishte i afërt me partitë politike, fëmijët e tij do të ishin tashmë në punë.

- Advertisement -

“Jetën që ma kanë njoftë edhe nxënësit tjerë ka ndryshuar shumë pak. Gjendja ime ka ndryshuar pak. Po të kisha qenë i afërt me PDK-në, AAK-në dhe të tjerët, fëmijët e mi do të ishin në punë”, ka thënë ai në emisionin Pressing.

Jasharaj ka dhënë sqarime për punët që bëjnë fëmijët e tij, duke thënë se asnjëri prej tyre nuk punon në sektorin publik.

“Fëmijët e mi nuk punojnë në punë të shtetit. Djali im punon te një dajë i imi me rrethoja. Vajzën time, me të cilën krenohem me të, nuk e kanë pranuar as referente. Një shok i imi e mori, jo pse kishte mundësi aq të mëdha, por aty punon dhe e ka një pagë modeste”, ka sqaruar Jasharaj.

“I kam dy paga, një të mësuesit dhe një të SBASHK-ut, njërën e kam kredi dhe kam ndërtuar edhe një dhomëz. Po të isha milioner, do të bëja një jetë krejt tjetër. Jam ky që jam, jam mësuar të jetoj pa pasuri”, ka theksuar ai. /GazetaExpress

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....