E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Rrahman Jasharaj i prerë: Nuk do ta lejojmë testimin e mësimdhënësve

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nuk do ta lejojnë testimin e mësimdhënësve.

Jasharaj tha se nuk duhet nënçmuar studimet që mësimdhënësit kanë bërë ndër vite dhe që janë testuar vazhdimisht. Ndërsa shtoi se pajtohen që të ketë më shumë inspektorë të arsimit.

- Advertisement -

“Nuk mendohet as në MAShT, e askund që të ketë eventualisht ndonjë test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve, as s’ka ndodhë e as kurrë nuk do të ndodhë. Nuk do ta lejojmë kurrë sepse është nënçmim për punën, për studimet që këta njerëz kanë bërë në fakultete dhe janë vlerësuar e testuar dhjetëra herë, por po insistojnë bashkë me MAShTI-n”, u shpreh Jasharaj.

“Uroj që edhe ata ta kenë këtë mendim të shtohet numri i inspektorëve profesionalë, të cilët do të vizitonin shkollë më shkollë, do të shihnin si punojnë mësimdhënësit, do të shihnin cilat janë pjesët pozitive por edhe cilat janë lëshimet gjatë procesit mësimor”, tha Jasharaj për EO.

Jasharaj ka pasur kritika edhe për shkak të kushteve të punës. Thotë se mësimdhënësit ende punojnë me shkumësa e shpuza.

Ai kritikon partitë politike për të cilat thotë se “kur ulen në kolltukun e Qeverisë nuk e kanë prioritet arsimin”.

“Shteti ynë përveç asaj pjesës me ligje, sepse lehtë është të vihen në letër idetë edhe më të mirat në botë, por partitë cilado qoftë edhe kjo tani në fushata zgjedhore thonë se e kanë prioritet arsimin dhe kur ulen në kolltuk shihet se nuk e kanë fare në prioritete”.

“E kam thënë disa herë dhe po e them prapë, nuk mund të zhvillohet një betejë, plotësisht e suksesshme në shekullin 21 me përparime marramendëse të teknologjisë kur pjesa më e madhe e shkollave, vërtetë punon me shkumësa e shpuza, me libra që nuk korrespondojnë me kurrikulën, me një kurrikulë që mësimdhënsve ua ka sjellë dikush tjetër dhe shpesh ajo kurrikulë nuk përshtatet me rrethanat e kohës sonë”, tha Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ndodh edhe kjo: Hajni vjedh ditarët e një shkolle, kapet nga kamerat e sigurisë

Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave...

Nagavci: Kontratat kolektive nuk mund të diskutohen në kohë fushate

Sindikata e Arsimit ka protestuar duke kërkuar nga Ministria e Arsimit nënshkrim të kontratës...

Ymeri nga SBASHK-u: Kushdo që vjen në Qeveri do përballet me ne

Sekretari i përgjithshëm i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka thënë se kushdo që të vijë...

Mësimdhënësi nga Vushtrria, Hajdin Islami fiton çmimin “Babai i Vitit 2024” në Kosovë

Sot në Prishtinë është bërë ndarja e çmimit vjetor "Babai i Vitit 2024" në...