Rrahman Jasharaj: Nesër mblidhet Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe vendoset për grevën

- Advertisement -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), më 2 prill mbajti Kongresin e Tetë në të cilin u vendos që më 8 prill të protestohet, ku pastaj u paralajmërua edhe grevë në të gjitha institucionet arsimore pas datës 20 prill.

- paragrafi 1 -

Por për veprime të tilla sindikale, SBASHK-u ende nuk ka vendosur. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj tha për Telegrafin se nesër nuk do të ketë fillim të veprimeve sindikale.

- Advertisement -

“Nesër nuk do të ketë fillim të veprimeve sindikale, pas kësaj date unë konsultohem me kryesinë dhe thërrasim mbledhjen e Këshillit Drejtues ku janë përfaqësues tani të gjitha institucioneve arsimore, pastaj ata vendosin sesi do të duket skenari i veprimeve sindikale”, ka thënë Jasharaj.