Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, shprehet optimist se do të ketë reflektim në realizimin e kërkesave të tyre, në të kundërtën thotë se do të ketë grevë të përgjithshme.
Madje, thotë se nëse hyjnë në grevë të përgjithshme atëherë do të jetë vështirë të dilet nga kjo situatë pa realizimin e kërkesave.
“Uroj që të ketë reflektim. Nëse s’ka reflektim me grevën një-orëshe atëherë ne jemi në përgatitje në terren për protestën e 20 majit ku përveç SBASHK-ut do të marrin pjesë edhe sindikatat tjera që janë pjesë e BSPK-së dhe urojmë të mos vij as deri te protesta por nëse ndodh edhe protesta dhe edhe pas protestës nuk reflekton Qeveria do të ulemi prapë por kam frikë se pas protestës së 20 majit dhe do të shtohen edhe kërkesat të cilat edhe tani i kemi që të shkohet me grevën e përgjithshme që nënkupton se do të kemi grevë në tërë sistemin dhe e keqja është se nga ajo grevë nuk do të dilet aq lehtë pa u realizuar kërkesat e anëtarësisë sonë”, shtoi ai.
– Advertisement –
Ndryshe, kërkesat e SBASHK-ut janë vazhdimi i pagesës prej 100 eurosh për çdo muaj derisa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave, fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor si dhe formimi i komisionit që do të ulet në tavolinën e negocimit për gjetjen e zgjidhjeve për kërkesat e tyre