E diel, 2 Mars, 2025

Rrahman Jasharaj: Nëse s’ka dialog me Qeverinë, ka protesta e greva

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK) Rrahman Jasharaj po lutet që Qeveria e ardhshme në vend të mos krijohet vetëm nga një subjekt politik siç ndodhi në Qeverinë në largim.

Jasharaj në një prononcim për Front Online po kërkon që Qeveria e ardhshme në vend të jetë shumë më bashkëpunuese më sindikatat, duke i dëgjuar dhe trajtuar kërkesat e tyre në mënyrë të drejtë.

- Advertisement -

“Cilado qoftë Qeveria qoftë e përbërë nga koalicioni i subjekteve politike, qoftë edhe Qeveri me një parti që uroj të mos ndodhë më sepse kur një parti po e ka tërë pushtetin Kuvendin e Qeverinë ajo disi po sillet në mënyrë jo korrekte, por urojmë që të kemi një Qeveri që e do dialogun e që i mbështet sindikatat’’, ka thënë Jasharaj.

Ai më tutje po ashtu ka shprehur shqetësimin e tij për vonesat në numërimin e votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në vonesën e konstituimit të Institucioneve të reja të Kosovës.

Sipas tij, çdo zvarritje në këtë proces krijon probleme shtesë për vendin dhe sektorin publik

‘’Kjo vonesë e numërimit të votave të zgjedhjeve të nëntë shkurtit do të vonojë si duket edhe konstituimin e Institucioneve të Kosovës dhe çdo vonesë pastaj paraqet problem shtesë për vendin e sidomos për sektorin publik ’’, tha ai.

Jasharaj ka kritikuar Qeverisjen e kaluar, duke vënë në dukje mungesën e bashkëpunimit dhe dialogut me sindikatat gjatë katër viteve të fundit.

Ai ka deklaruar se SBASHK-u nuk ka arritur të ketë ndonjë marrëveshje apo rezultat pozitiv me Qeverinë në largim, për shkak të qasjes së saj të gabuar ndaj kërkesave të punëtorëve dhe refuzimit të vazhdueshëm për të zhvilluar një dialog të mirëfilltë social.

- Advertisement -rrrrrrr

Jasharaj shpreson që Institucionet e reja të krijohen sa më shpejt, me një qasje më të hapur dhe më të mirë ndaj zërit të punëtorëve, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

“Ne edhe gjatë 4 viteve të Qeverisë Kurti nuk kishim ndonjë lajm të mirë e as ndonjë arritje ndonjë marrëveshje me Qeverinë sepse ata vazhdimisht kanë pasur qasje kundër dialogut qasje të gabuar edhe ndaj kërkesave tona dhe sektorit publik në tërësi. Urojmë që Institucionet të krijohen sa më shpejtë me dëshirën që të kemi Institucione të cilat do ta kuptojnë zërin e punëtoreve qoftë në sektorin publik apo privat ‘’, deklaroi Jasharaj.

Sindikatat kërkojnë rritje të koeficientit

Një nga kërkesat kryesore të SBASHK-ut mbetet nënshkrimi i kontratës kolektive, një dokument i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, i cili mungon tash e pesë vite. Përveç kontratës kolektive, SBASHK-u do të vazhdojë të kërkojë rritjen e vlerës së koeficientit të pagave

“Kërkesat primarë e jona për të cilën edhe kemi protestuar është kontrata kolektive ngase çuditërisht shteti ynë dallohet për keq nga shtetet e tjera ne Ballkan e Evropës sepse nuk kemi as marrëveshje kolektive në nivel vendi tani e katër, apo pesë vite, prandaj angazhimi ynë i parë për cilindo Qeveri që formohet do të jetë kontrata. E natyrshme është që në vazhdimësi do të kërkojmë ngritje të vlerës së koeficientit’’, tha kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj: Nëse s’ka dialog me Qeverinë, ka protesta e greva

Rrahman Jasharaj, kreu i SBASHK-ut ka paralajmëruar se nëse Qeveria e re nuk angazhohet për një dialog të sinqertë dhe nuk i merr parasysh kërkesat e sindikatave, SBASHK-u nuk përjashton mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve sindikale, përfshirë protestat dhe grevat.

Ai ka theksuar se çdo vendim do të merret në koordinim me anëtarësinë e sindikatës, duke ndjekur vullnetin e tyre për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e punëtorëve.

“Urojmë që të kemi një Qeveri që e do dialogun e i mbështet sindikatat për të mos pasur pastaj arsye për veprime sindikale por nëse kjo nuk ndodh i mbetet anëtarësisë të vendosur sepse ne veprojmë sipas zërit të anëtarësisë dhe kur nuk ka dialog pastaj vijnë protestat e greva të cilat nuk mund t’i përjashtojmë sepse kjo varet nga qeveria që vjen ‘’, përfundoi Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Minavere Reçica, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Hasan Prishtina” në Llugaxhi

Shkollat po vazhdojnë të shpallin mësimdhënësit më të dalluar. Këtë e ka bërë edhe shkolla...

Shkolla “Dëshmorët e Qyqavicës” në Çirez të Skenderajt shënon ditën e saj

Shkolla "Dëshmorët e Qyqavicës", në Çirez të Skenderaj më 1 mars ka shënuar ditën...

Nxënësit e shkollës “Shkëndija” në Hajvali vizitojnë Cineplexxin – shikojnë filmat e preferuar

Nxënësit nga klasa e parë deri të pestën të shkollës "Shkëndija" në Hajvali kanë...

Nga nxënës i shkollës “Shkëndija” në mësimdhënës të përkushtuar – Valdrin Rrahmani

Valdrin Rrahmani, i lindur më 27 tetor 1996, është një shembull i shkëlqyer i...