Rrahman Jasharaj: Nëse mësimdhënësit duan të ngrisin pagat e tyre, mund të hyjnë në testim

- Advertisement -

Për draft-udhëzimin që pritet të nis zbatimin nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku mësimdhënësve në Kosovë do t’ju mundësohet licencimi i avancuar përmes një testimi dhe nëse arrijnë të licencohen, do të arrijnë të përfitojnë edhe ngritje page, ka folur së fundi kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

- paragrafi 1 -

Ai ka thënë se nuk është kundër këtij draft-udhëzimi të MASHT-it, pasi që ka thënë se mësimdhënësve iu ofrohet mundësia t’i nënshtrohen testimit vullnetarisht.

- Advertisement -

Në anën tjetër, ai nuk ka hezituar të theksojë edhe një herë se deri sa të ekzistojë SBASHK-u, nuk do të ketë testim me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve, gjë që kjo sindikatë e ka kundërshtuar edhe më herët.

“Sa t’ka SBASHK, test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve nuk do t’ketë”, ka thënë Jasharaj për lajmi.net.

 

- Advertisement -

Ai ka thënë se nëse mësimdhënësit dëshirojnë të ngrisin pagat e tyre, e kanë mundësinë që vullnetarisht t’i nënshtrohen testimit, por ai nuk është obligativ.