Rrahman Jasharaj: Nëse jepet paga e 13-të, e mirëseardhur për mësimdhënësit

- Advertisement5 -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se qeveria e ardhshme synon të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes ekonomike në Kosovë.

- paragrafi 1 -

Ai ka bërë të ditur se shërbyesit civili do të përfitojnë pagën e 13-të, e cila pritet të zbatohet nga buxheti i vitit 2026.

- Advertisement -

Kurti ka deklaruar se kjo pagesë do t’u ndahet të gjithë punonjësve të sektorit publik dhe ndryshe nga praktikat e deritanishme, do të jepet në fillim të vitit, e jo në fund të tij.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) Rrahman Jasharaj, tha për EO se mbetet të shihet nëse paga e 13-të do të realizohet, por nëse zbatohet do të ishte një mbështetje e mirëseardhur për punëtoret e arsimit.

“Presim nëse realizohet vërtet do të ishte një mbështetje e mirë edhe pse ne në kontratë e kemi, ta marrin pagën e 13 punëtoret e arsimit që dallohen në punën e tyre e tash sa kemi kuptuar Kryeministri mendon t’ju jap të gjithëve është e mirëseardhur dhe punëtoret arsimor do të ndihmohen me një pagë shtesë”, tha ai.

- Advertisement -

Ai shtoi se nga qeveria e ardhshme presin të mos ketë qasje të gabuar ndaj sindikatave, por dialog si dhe angazhim pasi prioritet i tyre do të jetë nënshkrimi i kontratës kolektive.

“Nga kjo qeveri presim qe të mos e ketë qasjen e gabuar ndaj Sindikatës sonë dhe Sindikatave tjera, presim dialog, presim që angazhimi i ynë i parë do të jetë që të nënshkruhet kontrata kolektive, sepse jemi nga vendet e rralla në botë që nuk ka kontratë kolektive”, tha Jasharaj.

Jasharaj tha se bazuar në përvojën me këtë qeveri, pritje do të kenë për realizimin e kërkesave të tyre por do të jetë e vështirë për shkak të mungesës së dialogut.

Ndërsa shtoi se do të kërkojnë rritje pagash të ngjashme me ato në Shqipëri.

“Nëse bazohemi përvojën 5 vjeçare të kësaj qeverie, pritjet mund të jenë por realizimi do të jetë tepër i vështirë sepse kanë zakon të mungoj dialogu. Ne do të kërkojmë rritje pagash ashtu siç i kanë kolegët tanë në Shqipëri”, shtoi ai.