Rrahman Jasharaj: Nëse është turp të kërkohen nga 100 euro prej Qeverisë, na jepni nga 400

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se e keqja në arsimin kosovar do të vijë pas 20 prillit. Ai thotë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk ka pranuar të dialogojë pavarësisht kërkesave nga ana e tyre.

- paragrafi 1 -

Jasharaj nuk përjashton mundësinë e protestave.

- Advertisement -

“Janë kërkesa të shumta, por as një takim nuk ka ndodhur. Fatkeqësia e madhe është se qeveria Kurti ka një qëndrim jashtëzakonisht të keq ndaj sindikatave dhe po ashtu ndaj dialogut. Pra, e keqja më e madhe vjen pas 20 prillit, e kam fjalën për sistemin arsimor por nuk i përjashtojmë as protestat nëse BSPK’ja me Federatat e tjera e sheh një gjë të tillë, qoftë për 1 Maj qoftë për një ditë tjetër, do të jemi pjesë e protestave por me numër jo të madh”, tha Jasharaj për KTV’në.

Ai kritikoi edhe zëvendësministrin e Arsimit, Dukagjin Popovci.

“Pastaj del z.Popovci thotë “po more ligji do të bëhet”. Ne jemi lodh qe pesë vjet me “do të bëhet”. Pastaj thotë: “është turp të kërkohen nga qeveria nga 100 euro, po nëse është turp 100, ana more vlla nga 400, na nuk themi jo””, shpjegoi Jasharaj.

- Advertisement -

“Po së paku na jepini nga 100 që të përballemi me këto shtrenjtime. Unë po them nëse vazhdon qeveria Kurti kështu, do të ketë telashe dhe unë e thash edhe sot zyrtarisht atje, dikujt do t’i dalë keq kjo punë, por do t’i dalë keq qeverisë Kurti sepse ne do të flasim edhe me prind”, theksoi ai.