E premte, 20 Shtator, 2024

Rrahman Jasharaj: Misteri i pagave, e papranueshme koeficienti nën 120 euro

- Advertisement1-

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin publik, mirëpo vlera e koeficientit ende nuk është bërë e ditur.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se më shumë është diskutuar rreth vlerës së koeficientit gjatë periudhës kur ishin në grevë sesa tani. Sipas tij, punonjësit e arsimit, por edhe të gjithë ata që janë sektorin publik, janë stres nga pritja për koeficientin.

- Advertisement -

Ai uron që Qeveria e Kosovës të mos zhgënjejë punëtorët e sektorit publik pasi, sipas tij, një punonjës i zhgënjyer është më e rëndë se një grevë.

Më shumë vlera e koeficientit është përmendur gjatë grevës, ndoshta për të ndikuar tek opinioni, pastaj çështja e koeficientit heshti. Sa i takon vet koeficientit, SBASHK-u është shprehur i kënaqur ngase shumica e propozimeve tona janë përfillur, mirëpo edhe SBASHK-u dhe të tjerët janë në stres, ngase publikimi zyrtar i koeficientit po mungon… Urojmë që qeveria të mos bëjë veprime të cilat do të bënin edhe një zhgënjim dhe acarim të situatës, ngase edhe nëse e përjashtojmë në tërësi grevën në sektorin arsimit dhe të tjerë, shtetit tonë nuk i duhen as mësimdhënës, punëtorë të çerdheve, ngase si të tillë ata që me vite e kanë pritur një Ligj të pagave dhe gjithmonë janë shprehur se me Ligjin e pagave presin ngritje të pagave, ngase një ngritje nuk e kanë parë tani e sa vite. Për shtetin do të ishte shumë më e keqe se greva, punëtorë në sektorin publik të zhgënjyer e të dëshpëruar dhe kur janë të tillë ata nuk do të jenë edhe në nivel të duhur të detyrave të veta”, thotë Jasharaj për kp.

Jasharaj thotë se nga analizat e tyre, si vlerë e pranueshme për koeficient është 120 euro. Sipas tij, çdo vlerë me ulët është e paparanushme dhe do ta kundërshtojnë.

SBASHK-u që në fillim kur është përmendur gjatë grevës 120 (euro) me ekspertët ka bërë një analizë të koeficienteve dhe të asaj që do të sillte 120 euro dhe ka parë se me këtë vlerë do të ketë një lëvizje të dukshme, jo të madhe, të pagave. SBASHK-u e ka qëndrim se çdo koeficient nën këtë vlerë është shumë i keq dhe i papranueshëm, ndërsa 120 do të ishte ai kufiri, pak më shumë nga ky do të ndodhte që pagat të jenë më dinjtoze dhe më shumë do t’i gëzonin të punësuarit që nga çerdhet deri në universitet. Pra, jemi në pritje dhe e keqja më e madhe është pse qeveria tani e sa kohë pse po e mban të fshehtë…Ne me mundësitë tona do ta kundërshtojmë çdo koeficient nën 120 euro”, thotë Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...