Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, thotë së mijëra familje janë zënë në befasi dhe nuk do të jenë në gjendje t’u sigurojnë fëmijëve të tyre tekstet shkollore dhe për këtë fajtor është shteti.
“Paralajmërimi se MASH-ti nuk do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit është i papritur, është skandaloze. Kjo pasi që do t’i zë prindërit në momentin e fundit të papërgatitur për këtë çështje. Prindërit se paku e kanë ditur që bile tekstet shkollore do t’i kenë falas. Është fjala për ato mijëra familje që janë në gjendje të rëndë ekonomike e tash t’u bëhet barrë edhe blerja e teksteve shkollore, është e papërballueshme për ta”, tha ai për RadioKosova.
Shpërndarja e librave falas nga Ministria e Arsimit për të gjithë nxënësit e shkollave fillore ka filluar që nga vitit 2008.
Sipas udhëzimit administrativ, të publikuar në vitin 2016, për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, ky obligim i takon ministrisë.
Vendimi nga Ministria e Arsimit, për blerjen e librave nga vetë prindërit pritet të merret gjatë këtyre dy ditëve.