E hënë, 27 Janar, 2025

Rrahman Jasharaj: Mësimdhënësit që vlerësojnë se drejtori nuk e ka vlerësuar si duhet mund të ankohen në DKA

- Advertisement1-

SBAShK-u dhe MAShTI-i janë pajtuar që të mos ketë testim të mësimdhënësve, por vetëm vlerësim të performancës së tyre.

Teksa, numri i vogël i inspektorëve dhe joefikasiteti i tyre për ta vlerësuar performancën e mësimdhënësve, ka bërë që të merret një vendim i ri që vlerësimin e mësimdhënësve ta bëjnë drejtorët apo zëvendësdrejtorët e shkollave përkatëse.

- Advertisement -

Duke e pasur parasysh se një pjesë e drejtorëve të shkollave janë përzgjedhur në mënyrë politike, ka bërë që disa mësimdhënës t’i ngritin dyshimet se sa do të jenë reale vlerësimet e tyre.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili ka thënë se me gjithë hezitimin e disa mësimdhënësve, vendimi për vlerësimin e mësimdhënësve nga drejtorët e shkollave ka qenë i duhur dhe se sindikata e arsimit është pajtuar me të.

Sipas tij, secili mësimdhënës që nuk pajtohet me vlerësimin e drejtorit të shkollës, që dyshon se ai vlerësim është bërë në shenjë hakmarrjeje apo në çfarëdo forme tjetër, mund të ankohet në Drejtorinë Komunale për Arsim, në komunën e tyre përkatëse, dhe pastaj vlerësimi do të mund të bëhet nga inspektorët profesionalë.

“Ka pasur hezitime dhe mëdyshje nga mësimdhënësit se drejtorët i kemi goxha politikë, a do të jetë vlerësim real për të gjithë, por unë konsideroj që edhe kjo çështje ka gjetur zgjidhje, secili mësimdhënës që dyshon se drejtori nuk e ka vlerësuar si duhet për shkak se ai apo ky nuk e përkrah ndonjë subjekt politik, mund të ankohen në DKA, pastaj pse jo edhe në MAShTI për t’u vlerësuar përsëri”, ka deklaruar Jasharaj.

Kryetari i SBAShK-ut është shprehur se vendimi ka qenë i pranueshëm për SBAShK-un, për shkak se sipas tij drejtorët e shkollave janë më afër mësimdhënësve sesa inspektorët. Ai ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit është duke punuar që përmes vlerësimit të performancës të parashihet edhe gradimi i mësimdhënësve. Pastaj sipas tij në ligjin e pagave të përfshihet një shtesë në pagë për mësimdhënësit që marrin vlerësime të mira.

“Inspektorët profesionalë të lëndës do t’i vizitojnë nga afër dhe do të shohin se a kanë arritur ata njohuri të mjaftueshme për të marrë gradë të re dhe nëse marrin gradë të re, MAShTI-i është angazhuar dhe besoj se kështu do të ndodhë, që me ligjin e ri të pagave të vihet një shtesë në pagë për ata që gradohen”, ka thënë Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E dhimbshme: Mësuesja Gyltene Potoku Gashi, nga Mitrovica vdes në aksident trafiku

Mësuesja nga Mitrovica, Gyltene Potoku - Gashi, është një nga tre vitimat që kanë...

Nga Malvina Rista: Ushqeni fëmijët me dashurinë për librin!

Po jetojmë në një epokë ku teknologjia ka pushtuar çdo aspekt të jetës sonë....

Nxënësja Alea Jupaj, fiton medaljen e artë në lëndën e matematikës, EUREKA 12

Alea Jupaj, nxënëse e shkollës " Xhemail Mustafa" në Prishtinë, ka fituar vendin e...

Pensionohet profesoresha Pashije Basha, pas 37 viteve kontribut në arsim

Ka dalë në pension profesoresha Pashije Basha, pas 37 viteve të përkushtimit dhe punës...