E martë, 26 Nëntor, 2024

Rrahman Jasharaj: Mësimdhënësit duhet të paguhen për mësimin që mbajnë të shtunën

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës e Kosovës (SBAShK), ka kërkuar kompensim shtesë nëse kërkohet që të mbahet mësimi gjatë vikendit. Kjo kërkesë e SBAShK-ut, po konsiderohet si e drejtë nga njohësit e ligjeve në Kosovë.

Në kontratat kolektive të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe Sindikata e Arsimit, thuhet se mbajtja e mësimit gjatë vikendit dhe festave zyrtare, duhet të paguhet së paku 50 për qind të mëditjes.

- Advertisement -

E pikërisht për këtë, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj duke cituar kontratën kolektive, ka thënë se kjo zëvendësimi papagesë mund të bëhet me marrëveshjen ndërmjet palëve.

“Po t’u themi të drejtën, shkelja e parë që e ka bërë MAShTI është vetë kontrata kolektive, ngase neni 34. 8 e precizon se orët e humbura në grevë nuk zëvendësohen por kjo gjë mund të ndryshojë nëse dyja palët ulen dhe bëjnë marrëveshje të veçantë. Fatkeqësisht as me SBAShK-un, MAShTI nuk ka bërë asgjë me Këshillin e Prindërve sepse janë reaguesit më të mëdhenj kundër mbajtjes së mësimit të shtunave por edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka pasur vërejtje të njëjta”, u shpreh Jasharaj.

“Sa i takon SBAShK-ut, ne nuk mund ta ndryshojmë qëndrimin tonë, sepse këtë na obligon kontrata por e kemi parë që të shtunën e kaluar ka pasur shkolla që kanë insistuar që të punojnë dhe na mbetët ta respektojmë vullnetin e punëtorëve të arsimit, edhe pse ua kemi bërë me dije që kontrata nuk i obligon”, ka thënë tutje Jasharaj.

Kryesindikalisti i arsimit e konsideron obligative që të paguhen punëtorët e arsimit nëse vendosin që të mbajnë mësim gjatë vikendit.

Ai thotë se nëse kërkohet nga mësimdhënësit që për këtë çështje t’i drejtohen gjyqësorit, do ta bëjnë një gjë të tillë, teksa shprehet i bindur se do ta fitojnë rastin.

“Ligji i punës edhe kontrata kolektive e precizon që java e punës është nga e hëna deri të premten, dhe nëse për cilin do shkak punëtorët e arsimit angazhohen ditëve të vikendit apo festave, është i obliguar shteti që t’i paguajë edhe pjesën për vikende që i bie afro 50 për qind më shumë sesa mëditja e zakonshme”, ka deklaruar ai për Ekonomia Online.

- Advertisement -rrrrrrr

“Nëse vërtetë që punëtorët e arsimit do t’i kthehen të shtunave në punë dhe ata bëjnë kërkesë në SBAShK, ne do t’i dalim në mbështetje dhe lëndët do t’i dërgojmë dhe do t’i mbrojmë kolegët tanë përmes gjykatave, siç kemi bërë për shujtat dhe çështjet tjera që janë të garantuara me kontratë”, ka thënë Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shënohet 80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

Dje u shënua 80-vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, një...

Profesoresha nga Mitrovica Dafinë Beqiri – Peci: Shembull i përkushtimit ndaj nxënësve

Profesoresha Dafinë Beqiri - Peci është njëra nga mësimdhënësit më të dalluar dhe të...

PREMTIMI: Rritje e pagave 200 euro që në javë të parë, mësim tërëditor e 80 çerdhe

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot në Vushtrri, programin e kësaj partie...

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...