Rrahman Jasharaj: Mënyra e subvencionimit të librave po krijon sfida e shqetësime te prindërit

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala, sekretari Ymer Ymeri dhe zyrtari ligjor, Blendor Shatri, u pritën nga nënkryetari i Prishtinës, Shkëmb Manaj.

- paragrafi 1 -

Ata bashkërisht kanë bërë një analizë të fillimit të këtij viti shkollor. Nënkryetari Manaj ka deklaruar se institucionet komunale kanë bërë gjithë përgatitjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor. Ai ka përmendur edhe organizimin e mësimit tërë ditor edhe në 6 institucione shkollore.

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka falënderuar institucionet komunale e në veçanti Drejtorinë e Arsimit për bashkëpunimin e vazhdueshëm në shërbim të arsimit në kryeqytet.

Të dy palët kanë shprehur shqetësime lidhur me tekstet shkollore duke ripërsëritur se mënyra e tashme po krijon sfida e shqetësime te prindërit, por edhe të nxënësit dhe punëtorët e arsimit sepse po ndodhin vonesa të konsiderueshme gjersa po bëhet furnizimi në tërësi i nxënësve me tekstet shkollore.

Në vazhdim të këtij takimi, Sekretari i përgjithshëm i SBASHK-ut, Ymer Ymeri e ka sqaruar kërkesën drejtuar institucioneve të kryeqytetit për gjetjen e një lokacioni në të cilin do të ndërtoheshin ambientet e SBASHK-ut e pse jo edhe të sindikatave tjera.
Nënkryetari Manaj ka deklaruar se institucionet komunale do ta analizojnë me kujdes këtë kërkesë dhe se janë të vullnetit të mirë që të gjendet një zgjidhje e pranuar lidhur me lokacionin në të cilin do të ndërtohej një objekt me zyrat, sallën për takime e trajnime dhe ambiente të tjera të nevojshme.