Rrahman Jasharaj me ultimatum: Qeveria ka afat nga 8 deri me 20 prill për zbatimin e kërkesave tona

- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, në emër të këshillit protestues ka dhënë detaje në lidhje me protestën e sotme.

- paragrafi 1 -

Sipas tij, të gjithë protestuesit do të grumbullohen te Fakulteti i Edukimit, dhe në orën 12:00 do të vazhdohet tek semaforat e Qendrës Studentore, më pas kah Katedrajla, dhe në drejtim të Qeverisë.

- Advertisement -

– Advertisement –

“Nga 8 prilli deri më 20 prill, do t’i jepet afat Qeverisë për zbatimin e kërkesave tona”, shprehet Jashari në RTK.

Sipas tij, Qeveria Kurti duhet të dëgjojë sindikatat të ulet me ta, pasi ata përfaqësues janë zgjedhur nga delegatë.

- Advertisement -

“Duke biseduar me ne, bisedojnë me anëtarësinë. Qeveria e di se mund të ndihmojë punëtoret e sektorit publik me nga 100 euro. Nëse jo, për arsim mundet të vazhdojë me greva, sindikatat tjera me format e veta”, deklaron ai.