E diel, 26 Janar, 2025

Rrahman Jasharaj: Me shkumës e shpuzë në shekullin 21, e kemi vështirë të bëjmë gara për dije

- Advertisement1-

Mandati katër vjeçar i Qeverisë Kurti për Sindikatat e Pavarura te Kosovës, po vlerësohen si vitet më të vështira për ata.

Kështu u tha në tryezën “Fuqizimi i kapaciteteve të sindikatave të Kosovës për të përballuar sfidat e demokracisë sociale”, e organizuar nga SBASHK-u.

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se Qeveria Kurti i ka shpallur haptas luftë sindikatave, prandaj, qeverisë që do të vije në pushtet i mbetet të zgjedhë dialog apo protesta e greva.

“Në vend që të mësojnë të gjithë nga greva e shtatorit 2022, ata mësuan diçka tjetër, haptas i shpallën luftë sindikatave. Edhe te ministritë nuk i kemi punët mirë, ngase e kanë shkollën e njëjtë të Kurtit dhe i kanë mbyllur dyert për dialog… Edhe premtimet për digjitalizim nuk u bënë kurrë, as kushtet e punës, ne punojmë me shkumës e shpuzë, e pastaj na qesin në shenjë për të na gjuajtur populli fjalë, sepse me shkumës e shpuzë në shekullin 21, e kemi vështirë të bëjmë gara për dije, me Gjermani dhe shtetet e tjera”.

“Si SBASHK, i kemi vlerësuar katër vitet, si vitet me të vështira dhe urojmë që kësi vite të vështira për sindikalizmin dhe jo vetëm..I mbetet Qeverisë që vjen te zgjedh dialog apo protesta dhe greva”, tha Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Malvina Rista: Ushqeni fëmijët me dashurinë për librin!

Po jetojmë në një epokë ku teknologjia ka pushtuar çdo aspekt të jetës sonë....

Nxënësja Alea Jupaj, fiton medaljen e artë në lëndën e matematikës, EUREKA 12

Alea Jupaj, nxënëse e shkollës " Xhemail Mustafa" në Prishtinë, ka fituar vendin e...

Pensionohet profesoresha Pashije Basha, pas 37 viteve kontribut në arsim

Ka dalë në pension profesoresha Pashije Basha, pas 37 viteve të përkushtimit dhe punës...

SBASHK filloi me dy grupe të reja të trajnimit në Viti e Rahovec

SBASHK këtë vikend ka filluar me dy grupe të trajnimit, në komunën e Vitisë...