E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Rrahman Jasharaj me paralajmërim të fortë për Qeverinë

- Advertisement1-

BKryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka bërë të ditur se në shtator çerdhet, shkollat, universitetet dhe administrata në komuna, por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë do të jenë në grevë të përgjithshme.

Sipas tij kjo grevë do të vazhdojë deri sa Qeveria Kurti të ndërrojë qasjen e të kuptoj se duhet të ulet me sindikatat të gjej zgjidhje.

- Advertisement -

“Para shtatorit do të shohim reagimet e forta të sindikatave, kurse populli le ta di se në shtator çerdhet, shkollat, pastaj edhe Universitetet dhe administrata në komuna , por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë do të jenë në grevë të përgjithshme e cila do të jetë deri sa Qeveria Kurti të ndërrojë qasjen e të kuptoj se duhet të ulet me sindikatat të gjej zgjedhje”, ka njoftuar Jasharaj.

Reagimi i tij i plotë:

Qeveri gishtin në kokë se çmimet në qiell e pagat përtokë

Qeveria Kurti është e vetmja që jeton jashtë realitetit sepse ka krijuar me rrjete sociale një realitet për veti dhe nuk i ndal lëvdatat për arritjet që nuk ekzistojnë , për ngritjen ekonomike që nuk është dhe për buxhetin më të latë në gjithë vitet e pasluftës, që bazuar në sjelljet e veprimet e shefit të kuletës, Hekuran Murati , nuk është.

Qeverisë Kurti sindikatat i dërguan letra për takime. I dërguan mesazhe me protesta e greva se janë shumë të pakënaqur dhe se kanë kërkesa të anëtarësisë që duhet realizuar . I dërguan edhe ndërmjetësuesin ligjor për dialog, që i ngjason atij plakut pleqnar në kohët e Kanunit kur përplaseshin dy fise dhe ata, edhe pse nuk kishin shumë shkollë e nuk kishin lexuar shumë libra sa Albini, pranonin pleqnarët dhe uleshin për të gjetur zgjidhje. Kurtit, Muratit e disa qeveritarëve të tjerë nuk u kanë lënë përshtypje gjithë këto angazhime të sindikatave e as ky pleqnari bashkëkohor e ligjor dhe në këtë mënyrë ata duke mos ndjerë nevojë as të deklarohen sepse vota e madhe e popullit ua ka trullosur kokën dhe mendjen, po thonë se nuk japim as pesë para për sindikatat dhe të tjerët .

Kjo qeveri nuk është duke jetuar me realitetin dhe as nuk po e ndjen sfidën që të punësuarit në sektorin publik e në atë privat po përballën me ngritjen e vazhdueshme të çmimeve të artikujve elementar dhe se ata ishin të varfër e po bëhen gjithnjë e më skamnorë.

- Advertisement -rrrrrrr

Qeveria Kurti pa shkuar nëpër pushime duhet t’i vë gishtin kokës sepse çmimet kanë shkuar deri në qiell e pagat kanë mbetur në tokë. Qeveria as nuk po ngrit pagat , as nuk po fton në takime sindikatat për të bashkëbiseduar, as nuk po i fton ato për t’u marrë vesh për Ligjin e pagave. Qeveria po sillet se vetëm Kurti e Murati ekzistojnë në këtë nën qiellin e Kosovës. Mirëpo le ta dinë deputetët e pozitës, të opozitës dhe i gjithë populli i Kosovës së angazhimit të sindikata për dialog u ka ardhur fundi. Ata pasi dërguan edhe plakun, pra ndërmjetësuesin ligjor për dialog , e qeveria nuk u lodh as për këtë angazhim të sindikatave për dialog, atëherë para shtatorit do të shohim reagimet e forta të sindikatave. Kurse populli le ta di se në shtator çerdhet, shkollat, pastaj edhe Universitetet dhe administrata në komuna , por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë do të jenë në grevë të përgjithshme e cila do të jetë deri sa Qeveria Kurti të ndërrojë qasjen e të kuptoj se duhet të ulet me sindikatat të gjej zgjedhje. E zgjedhja është e munduar sepse Kurti e Muarati kanë thënë me plot gojën se ka ngritje të latë ekonomike, ka rritje të lartë të të hyrave dhe se buxheti është më i larti në 22 vitet e lirisë së Kosovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...