Rrahman Jasharaj me një nismë të madhe – ka të bëjë me ish-punëtorët e viteve të 90-ta

- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se kanë iniciuar një nismë për mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e skemën pensionale në vend.

- paragrafi 1 -

Sipas tij, kjo nismë ka për qëllim që punëtorëve të arsimit viteve te 90-ta t’u llogariten si vite kontributdhënëse, ndërsa është i bindur në mbledhjen e mbi 10 mijë nënshkrimeve.

- Advertisement -

“Kjo nismë ka për qëllim që t’i kthehet e drejta që e ka bërë vet parlamenti punëtorëve të arsimit viteve te 90-ta që këto vite te jenë vite kontributdhënëse që të marrin pensionin e plotë që do të ndihmonte jo vetëm punëtorëve të arsimit po të gjithë sektorët publike, që të arrijnë kriterin për 15 vite”.

“Jam i sigurt se jo vetëm 10 mijë po shumë më shume nënshkrime do të mblidhen për nja afat shumë të shkurtër dhe do t’ia dërgojmë organeve përgjegjëse”, ka thënë Jasharaj.