E diel, 23 Shkurt, 2025

Rrahman Jasharaj: Mbi 400 mësimdhënës do të dërgohen për pushime në bregdetin shqiptar

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) në muajin qershor, po planifikon t’i dërgojë mbi 400 mësimdhënës për pushime në bregdetin shqiptar.

Detaje të këtij udhëtimi që pritet të jetë i ndarë në grupe ka dhënë kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj.

- Advertisement -

Jasharaj tha se ekskursion do të realizohet me buxhet të Sindikatës, derisa shtoi se do të ketë mësimdhënës nga çerdhet tek universitetet.

“Ky aktivitet është tradicional, nuk ndodhë vetëm këtë vit ka ndodhur edhe viteve të kaluara sepse tek statuti i SBASHK-ut është paraparë një gjë e tillë, nga buxheti, të hyrat e SBASHK-ut ku një pjesë i dedikohet pushimeve në bregdetin shqiptar“, u shpreh ai.

I pyetur nëse dihet saktë buxheti i paraparë për këtë udhëtim, ai u shpreh se nuk është e ndarë kryekëput.

“Jo nuk planifikohet, nuk është pjesë e ndarë kryekëput por në kuadër të obligimeve që i kemi atë që e paguajmë Internacionalen, Unionin e Sindikatave të Evropës, BSPK dhe pastaj një pjesë nga ato ia dedikojmë për pushim dhe për këtë e vendos këshilli drejtues mirëpo zakonisht bëhet mbledhje e një buxheti të mjaftueshëm për t’i dërguar rreth 420 pushues në deti“, ka thënë Jasharaj për Insajderin.

“Duke i shikuar oferta nga komplekset turistike, kushtet dhe çmimet e të tjerë, ne pastaj i caktojmë për njërën nga komplekset e hotelerive, ne pastaj i dërgojmë 420 mësues, nga e gjithë Kosova. I dërgojmë në qershor për shkak të çmimeve sepse neve na konvenojnë çmime më të lira, për shkak që të ketë së më shumë të përfshirë”, ka pohuar ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...