E diel, 23 Shkurt, 2025

Rrahman Jasharaj: MASHT-i duhet ta shtojë numrin e inspektorëve profesionalë të përcjellin mësimdhënësin nga afër

- Advertisement1-

Testimi apo jo i mësimdhënësve vazhdon të jetë ndër temat që përmendet më së shpeshti në sektorin e arsimit.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se nuk do të lejojë kurrë testimin me shkrim të mësimdhënësve.

- Advertisement -

“Fjala testim ka filluar në kohën kur Arsim Bajrami ishte ministër i Arsimit dhe ishim në përplasje edhe atëherë për shkak të greva dhe ai ndoshta për shkak të nervozave për grevën e përmendi test me shkrim për mësimdhënësit”.

“Qëndrimi ynë nga atëherë është i ditur, sa të ka SBASHK test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve nuk do të ketë sepse kemi konsideruar me të drejtë si tendencë për të nënçmuar dhe dedgraduar punëtorët e arsimit, ngase ata janë testuar dhjetëra herë në Fakultet, kanë diplomuar, e kanë përgatitur diplomën dhe profesorët e tyre i kanë testuar, i kanë pyetur dhe i kanë vlerësuar me diplomë se janë të përgatitur për të punuar në sistemin arsimor”, ka thënë Jasharaj për Kiks Kosova, shkruan Albanian Education.

“Ne i kemi thënë MASHT-it, në vend të kësaj tendence degraduese, Qeveria, MASHT-i duhet ta shtojë numrin e inspektorëve profesionalë të cilët do të shkojnë në klasë, do ta përcjellin mësimdhënësit nga afër dhe do të shohin cilat janë pikat e mira të një mësimdhënësi, cilat janë dobësitë, e atëherë brenda mjeteve të shkollës do të bashkëbisedojnë dhe inspektori do ta këshillojë punëtorin arsimor se si të jetë më i mirë duke i hequr dobësitë eventuale. Pra test me shkrim të mësimdhënësve kurrë, inspektorë profesionalë, që sot, që nesër, kurdo që Ministria e Arsimit mendon dhe ka kapacitete le t’i dërgojë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....