E enjte, 19 Shtator, 2024

Rrahman Jasharaj: Le ta dinë krejt se nuk tradhtojmë, grevë derisa qeveria të thotë “ejani burra ta kryejmë punën”

- Advertisement1-

“Baba i Grevave” – Rrahman Jasharaj,  shprehet i vendosur se grevat nuk do të ndalen derisa kërkesat e Bashkësisë së Sindikata të Pavarura të Kosovës (BSPK) të plotësohen.

“Le ta dijë krejt anëtarësia e BSPK-së, nuk do t’i tradhtojmë, çka të thonë ata do të bëjmë dhe greva do të zgjatë gjersa thonë ata (BSPK-ja). Ose gjersa qeveria të thotë ‘ejani burra këtu’ dhe i kryejmë punët…” – ka thënë Jasharaj.

- Advertisement -

Në sytë e tij, pala që s’po i bën hesap as ndërmjetësuesin as “pleqnarin” mes tyre, është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Në të kaluarën, kur s’ka pasur ligje dhe njerëzit kanë qenë të pashkollë, odën e burrave e kanë mbajtur çel dhe ka ardhur një pleqnar i njohur e i ka bashkuar të dyja palët për të mos u bërë më keq. Ky (Kurti) as grevën, as protestën, as këtë pleqnarin – ndërmjetësuesin ligjor, as Ligjin për Greva…” – shprehet Jasharaj.

Vetë e thotë se ua ka plasur barkun të gjithë kryeministrave, por më së paku Hashim Thaçit sepse, sipas tij, ish-presidentit “s’ke mundur t’ia plasësh barkun”.

“Thaçit më pak kam mundur t’ia plasi barkun. Nuk jam me Thaçin, po të isha do t’i kisha punët më mirë. Por, nuk ka mundur sepse kërkesat tona i ka marr shumë seriozisht, e ka dashtë me argumente arsimin. Është përmendur nga ai vetë 50% (i rritjes së pagave), ne kemi shkuar te ai dhe e kemi lutur, ‘ma kryeministër, zbrite pak’. Pastaj, ish-kryeministri është përgjigjur ‘kam thënë 50% rritje dhe s’e shkeli fjalën ndaj popullit dhe arsimtarëve kurrë’” – rrëfen Jasharaj.

Mosha 62-vjeçare po e bën të vetën, shëndeti po i përkeqësohet, por Jasharajn kjo s’po e ndalon t’u prijë protestave e grevave.

Me shëndet nuk jam keq, por kam qenë më mirë në të kaluarën. Duke mos i ndenjur vetes gati, shëndeti është përkeqësuar. Mjeku më ka dhënë thënë se duhet të marr pushim mjekësor, për shkak të analizave dhe terapisë. Por, duke parë zhvillimet që po ndodhin, për hir të besimit që e kam në SBASHK dhe BSPK… pranova të jem bashkë me ta, t’u ndihmoj aq sa di e mundem përkundër problemeve shëndetësore” ka thënë Jasharaj për Nacionalen.

- Advertisement -rrrrrrr

Quhet “baba i grevave”, por grevën kurrë s’e ka bërë vetë. Jasharaj shprehet i bindur se Kosovës nuk i bën keq.

“Unë gëzohem që më quajnë baba i grevave, s’e kam bërë grevën asnjëherë vetë por me zërin e anëtarësisë. Në ballë të grevave do të qëndrojë. E lus opinionin ta kuptojë se Kosovës nuk i bëj keq” – shtoi Jasharaj.

Ndryshe, nga e enjtja, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) shpalli grevën e përgjitshme për shkak të siç thanë, mos realizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli tha se greva do të zgjasë nga 25 gushti, e deri sa të përmbushen kërkesat e tyre.

Ndërkaq, pikërisht dje, Ministria e Financave publikoi nëj email të komunikimit me anëtarët e këshillit grevist, të cilëve u thuhej se në rast se mbajnë grevë, do t’u pezullohet paga.

Për këtë, pati reagime të ashpra kundër Qeverisë, derisa iu bë thirrje që të gjejë një zgjidhje.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...