Rrahman Jasharaj: Kurti do mbahet mend si armik i sindikatave

- Advertisement5 -

Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), tha se Qeveria e Kosovës bën çdo luftë ta shkatërrojë SBASHK-un dhe se Kryeministri Albin Kurti do të mbahet mend si armik i sindikatave.

- paragrafi 1 -

“Le t’i bëjë edhe 30 lufta. SBASHK-u do të jetojë se ka jetu në vite të tmerrshme në vitet ’90-ta. Aty e kemi na fillin e unitetit dhe këto vitet e pasluftës që kemi ra në shoshë e në sitë. Ne nuk e kemi pas të lehtë as në kohën e Ramush Haradinajt, kemi ba një grevë tri-javore. Por, asnjë sulm publik nga Qeveria madje as nga Facebook nuk e kemi pas. Në këtë Qeveri, shaj Qeveria, mëshoi Qeveria, nxiti Facebook-at dhe unë po them që Kurti për mua dhe SBASHK-un do të mbahet mend si armik, si luftëtar kundër sindikatave në Kosovë”, tha Jasharaj në KTV.

- Advertisement - M1

Në “Tempus”, Jasharaj tha se ata dhe sindikatat tjera më të vogla po goditen vazhdimisht.

Ndërsa, goditje të rëndë e cilësoi obligimin për regjistrimin e sindikalistëve në platformën e-Kosova.