E hënë, 24 Shkurt, 2025

Rrahman Jasharaj: Kurrë nuk do të lejojmë testimin me shkrim të mësimdhënësve

- Advertisement1-

Testimi apo jo i mësimdhënësve vazhdon të jetë ndër temat që përmendet më së shpeshti në sektorin e arsimit.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se nuk do të lejojë kurrë testimin me shkrim të mësimdhënësve.

- Advertisement -

“Fjala testim ka filluar në kohën kur Arsim Bajrami ishte ministër i Arsimit dhe ishim në përplasje edhe atëherë për shkak të greva dhe ai ndoshta për shkak të nervozave për grevën e përmendi test me shkrim për mësimdhënësit”.

“Qëndrimi ynë nga atëherë është i ditur, sa të ka SBASHK test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve nuk do të ketë sepse kemi konsideruar me të drejtë si tendencë për të nënçmuar dhe dedgraduar punëtorët e arsimit, ngase ata janë testuar dhjetëra herë në Fakultet, kanë diplomuar, e kanë përgatitur diplomën dhe profesorët e tyre i kanë testuar, i kanë pyetur dhe i kanë vlerësuar me diplomë se janë të përgatitur për të punuar në sistemin arsimor”, ka thënë Jasharaj për Kiks Kosova, shkruan Albanian Education.

“Ne i kemi thënë MASHT-it, në vend tv kësaj tendence degraduese, Qeveria, MASHT-i duhet ta shtojë numrin e inspektorëve profesionalë të cilët do të shkojnë në klasë, do ta përcjellin mësimdhënësit nga afër dhe do të shohin cilat janë pikat e mira të një mësimdhënësi, cilat janë dobësitë, e atëherë brenda mjeteve të shkollës do të bashkëbisedojnë dhe inspektori do ta këshillojë punëtorin arsimor se si të jetë më i mirë duke i hequr dobësitë eventuale. Pra test me shkrim të mësimdhënësve kurrë, inspektorë profesionalë, që sot, që nesër, kurdo që Ministria e Arsimit mendon dhe ka kapacitete le t’i dërgojë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...