Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur në lidhje me paralajmërimin e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për testimin e mësimdhënësve.
Ai ka thënë se si sindikatë do të reagojnë dhe do ta kundërshtojnë një gjë të tillë.
“Ne do të reagojmë dhe do ta kundërshtojmë sepse do të ishte nënçmim dhe ofendim për njohuritë që këta njerëz i kanë marrë duke kryer fakultete, Mastere, e duke u përgatitur për sektorin e arsimit”.
“Ne kemi insistuar dhe insistojmë që të bëhet vlerësimi i punës së mësimdhënësve, duke dërguar inspektorët profesional”, është shprehur ai sonte përmes një lidhje direkte në “Info Magazine”.
Në konferencën për media të fundvitit, Nagavci ka thënë se ky testim do të mundësojë licencën e avancuar për mësimdhënësit, të cilët edhe do të paguhen nga Ministria e Arsimit në rast se tregohen të suksesshëm.