E hënë, 20 Janar, 2025

Rrahman ​Jasharaj: Kemi informacione se disa mësimdhënës po kërkojnë pushim njëvjeçar për të ikur jashtë vendit

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka thënë se brengë e ditëve të fundit është se ka informacione se disa nga mësimdhënësit po kërkojnë pushim e njëvjeçare për të shkuar jashtë vendit për një punë më të mirë.

Jasharaj në një intervistë për KosovaPress duke përmendur shqetësimet tjera të Sindikatës tha po ashtu se nëse shteti nuk ndan shuma për mësimdhënësit me sëmundje të rënda, ata do të detyrohen të dalin në shkolla.

- Advertisement -

“Ne do të bëjmë një shkresë posa të kthehen deputetët që edhe njëherë të iniciohet çështja e vlerës së koeficientit, ngase është tejet e ultë, ka goditur arsimin goxha shumë…

Ka rrezik, edhe ne po e hulumtojmë se ka kërkesa për pushim njëvjeçar të mësimdhënësve të Kosovës, që sipas meje dhe përvojës që kam, ata mbase do të shkojnë jashtë, do të provojnë të rehatohen, nëse gjejnë atje mundësi nuk do t’i kthehen kurrë procesit mësimor, sepse janë të zhgënjyer me paga, me ligjin e pagave, me presionin e ofendimet publike që iu bëhen se nuk dinë”, thotë mes tjerash Jasharaj.

Mes tjerash, ai si problem paraqiti edhe çështjen e mësimdhënësve të sëmurë që duhet të paraqiten në punë.

Mes tjerash, ai thotë se nëse shteti nuk ndan shuma për mësimdhënësit me sëmundje të rënda, ata do të detyrohen të dalin në shkolla.

“Nëse shteti nuk ndan mjete, koleget, pa fajin e tyre do detyrohen të dalin në shkollë, sepse mund ta humbasin vendin e punës, por nëse MASHT-i siguron mjete, takohet me DKA-të dhe Asociacionin e Komunave dhe iu tregon se duhet t’i lironi nga procesi, sepse janë mjetet, atëherë shkollat dhe DKA-të, me kënaqësinë më të madhe do t’i lironin këta nga procesi mësimor dhe do të zëvendësoheshin me kuadro të reja”.

“Dhe puna e kuadrove të reja edhe do të merrte përvojë por edhe do të jepte kontribut shumë më të madh se kolegu i sëmurë, sepse nëse është i sëmurë, dhe obligohet të shkojë në shkollë, shkon për të ruajtur vendin e punës dhe pagën për bukën e fëmijëve, sepse sëmundja ia pamundëson të jap kontributin e tij, siç e ka dhënë dikur”, thotë Jasharaj për Kosovapress.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...