Rrahman Jasharaj: Ka tendenca nga drejtoritë komunale që të fshehin largimin e mësimdhënësve nga ministria e Arsimit

- Advertisement5 -

Në fund të dhjetorit ishin 300, e me t’u liberalizuar vizat, u shtuan edhe 300 të tjerë. Regjistri i pushimeve pa pagesë nëpër shkollat e Kosovës sa po shkon e po shtohet.

- paragrafi 1 -

Shkak për këtë është liberalizimi i vizave.

- Advertisement - M1

Ky trend deri më tash numëron 600 mësimdhënës të cilët kanë kërkuar pushim pa pagesë nga eprorët e tyre dhe e kanë lënë vendin e tyre të punës bashkë me vendin e tyre të lindjes, duke u nisur drejt rrugëve të Evropës.

Kështu ka alarmuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, për punëtorët e arsimit, të cilët sipas tyre liberalizimi i shtyu ta lënë Kosovën për të ikur jashtë.

Ndonëse politikat e zonës schengen lejojnë kosovarët që të qëndrojnë atje deri në më së shumti 3 muaj, mësimdhënësve sipas ligjit të Kosovës, iu lejohet që këtë pushim pa pagesë ta zgjasin deri në 1 vit.

- Advertisement - m2

Këto shifra, sipas kryetarit të kësaj sindikate Rrahman Jasharaj nuk janë zyrtare, megjithatë ka thënë se janë të dhëna që drejtoritë komunale të Arsimit ua kanë dhënë SBASHK-ut.

Jasharaj ka parë tendenca nga drejtoritë komunale që të fshehin largimin e mësimdhënësve nga ministria e Arsimit dhe kjo sipas tij bëhet që shkollës mos t’i dëmtohet reputacioni.

Duket se liberalizimi i vizave ka qenë zgjidhja e vetme e mbetur për mësimdhënësit që të protestojnë kundër pakënaqësive të akumuluara ndër vite.

Ajo që ia ka dhënë vulën zhgënjimit të tyre ka qenë rritja e pagës prej vetëm 28 euro dhe asnjë cent më shumë, vendim ky që u mor muaj më parë nga qeveria e Kosovës. / KlanKosova