E diel, 23 Shkurt, 2025

Rrahman Jasharaj: Ju kam thënë se Kurti e Nagavci janë pikëlluar pse nuk ka grevë në arsim

- Advertisement1-

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, i ka reaguar Ministres Arbërie Nagavci e Kryeministrit Kurti, në lidhje me dështimin, për të siguruar librat për nxënësit.

Jashari ka përmendur, gjendjen e rëndë ekonomike, në shumë familje kosovare, si faktor tëjet të rëndësishëm, e që është tregues se librat nuk do të jenë të garantuara për nxënësit.

- Advertisement -

Jasharaj, ka thënë se Kurti e Nagavci janë të dëshpruar se SBAShK-u nuk do të bëj grevë, sepse sipas tij, ata do ta mbulonin këtë skandal, duke i “cytur” militantët e tyre, të drejtojnë gishtin kah SBAShK-u.

Sipas Jasharajt, meqenëse greva nuk do të ketë, do të jetë e mundur të shihen dështimet e kësaj Qeverie, e skandali për mos sigurimin e librave.

E plotë:

Ju kam thënë se Kurti e Nagavci janë pikëlluar pse nuk ka grevë në arsim

Kur u deklarova publikisht se viti shkollor 2023/2024 do tenis pa greva dhe se prindërit dhe qytetarët do të gëzohen, por jo edhe Kryeministri Kurti e Ministrja Nagavci disa ushtarë në rrjete sociale dolën me atë fjalorin e tyre të ulët ndaj meje. Por, kjo çështja e teksteve shkollore dhe mungesa e tyre e tregoi se unë kam pasur të drejtë.

Ministrja Nagavci pasi me gjithë stafin e saj nuk arriti të siguroj , jo lap top, projektorë e digjitalizim shkollash, por as tekste shkollore, që ishin dikur mjeti i vetëm i punës në shkolla bashkë me të nderuarit shkumësa e të nderuarat shpuza e me tabelat , që janë të vjetra sa unë. Po të kishim shpallur grevë ne SBASHK-u ministrja sot para medieve do të dilte me lotin në sy për nxënësit e prindërit e duke na sharë e fyer neve të SBASHK-ut e duke i dhënë kështu sinjal ushtarëve në rrjetet sociale , kudo janë në Evropë , botë e Kosovë që të fyejnë e na etiketojnë , sidomos mua, që po e dëmtojmë arsimin e Kosovës dhe po cenojmë të drejtën kushtetuese të fëmijëve. Por, ja grevë nuk ka dhe doli sheshit e vërteta nga MASHTI. Tekste shkollore nuk ka si dikur falas , madje as për nxënësit 1-5 , por prindërit duhet t’i blejnë ato dhe të presin mëshirën e Hekuran Muratit që t’ua rimbursojë në e Kosovën e famshme.

- Advertisement -rrrrrrr

Nagavci dhe Qeveria Kurti duhet ta dinë se një numër i madh i familjeve në Kosovë jetojnë në kushte tepër të vështira ekonomike dhe se tekstet shkollore falas për ta kanë qenë ndihmesë e madhe . Tani, me shpikjen e re të ministres prindërit duhet të blejnë tekstet, që vetë Nagavci po thotë se kanë çmim të lartë, dhe të presin mëshirën e Hekuran Muratit e Nagvcit se kur do t’ua qesin ato para pasi të kenë aplikuar në të famshëm e Kosova.

Në këtë situatë që është Ministrja Nagvaci do të ishte shumë e lumtur që të kishte greva në arsim e ta fshehte mungesën e teksteve shkollore, që janë mjeti i vetëm i punës në shkollat tona të shekullit 21.

Kryetari i SBASHK-ut

Rrahman Jasharaj

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...