E diel, 23 Shkurt, 2025

Rrahman Jasharaj: Jo veç një muaj, duam nga 100 euro derisa të miratohet Ligji i Pagave

- Advertisement1-

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në emsionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se pret nga kryeministri Albin Kurti që këtë javë t’i thërras sindikatat dhe të debatojnë për ligjin e pagave.

“Ne do të shohim si do të reflektojë ky vendim te anëtarësia jonë. Presim që këtë javë Kurti pasi që e bëri më në fund një hap pozitiv që t’i thërras sindikatat dhe të debatojmë për ligjin e pagave dhe të shohim se ligji është shumë afër dhe kemi garancione të tilla. Mbase do të ketë një shtensionim të situatës. Mirëpo për aktualitetin tani mbetet në fuqi vendimi i prerë i kongresit të SBASHK-ut, pra kërkesa jonë nuk ka qenë vetëm për një muaj”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ai thotë se hapi i sotëm i Qeverisë nuk do të thotë se ka rënë poshtë versioni i grevave.

“Mirë që ju ka ndihmu të tjerëve por kërkesa jonë është për çdo muaj deri sa nuk bëhet ligji. Dhe kërkesë e jona është që ligjin ta bëjmë bashkë sepse konsiderojmë se ligji i pagave për sektorin publik është ligj vital, është ligj që lidhet me jetën. Hapi i sotëm nuk do të thotë se ra poshtë versioni i grevave. Versioni dhe mundësia e grevave mbetet. Për momentin mbetet 20 prilli sepse kështu ka vendosur kongresi dhe duhet ta respektojmë”, deklaroi Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....