E diel, 23 Shkurt, 2025

Rrahman Jasharaj i vendosur: Nga greva vetëm vdekja dhe varri më ndalojnë

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, paralajmëroi padi ndaj shtetit pas kërcënimeve se mësimdhënësve që do t’i bashkohen grevës së përgjithshme, do t’iu pezullohen mëditjet nga paga.

Jasharaj tha për KOHËN të martën, se pezullimi i grevës as nuk është opsion, duke deklaruar se atë nga greva e ndalon “vetëm vdekja”.

- Advertisement -

“Nuk do të ketë pezullim apo ndalje të grevës. Nga greva vetëm vdekja dhe varri më ndalojnë. Në konferencë do t’i diskutojmë dhe komentojmë deklarimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati, rreth ndalimit të pagave dhe mëditjeve. Siç duket ministri, si i ri që është, ka gabuar”, deklaroi ai.

Kreu i SBASHK-ut theksoi se këtij institucioni i janë ofruar disa avokatë vullnetarë për t’i mbështetur në padinë që pritet ta ngrehin ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Deklarimet e Muratit ishte skandaloze dhe shantazhuese. Mësimdhënësve nuk mund t’ua ndalojë pagat. Në kohë të krizave dhe kur dimri po vjen, mësimdhënësit po duan ta marrin edhe një kafshatë më tepër bukë”, shtoi ai.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati, se SBASHK-u në pesë vitet e fundit ka mbledhur 3.2 milionë euro nga mësimdhënësit në emër të anëtarësisë. Po ashtu Murati ngriti pikëpyetje se ku kanë shkuar këto para.

Ministri tha se SBASHK-u meqë ka fond, duhet t’i paguajë vetë grevistët për orët e humbura.

Qeveria ëshët zotuar se do t’ua ndalojë mëditjet nga paga të gjithë atyre që marrin pjesë në grevë, meqë sipas saj, nuk është thirrur sipas ligjeve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...