E enjte, 16 Janar, 2025

Rrahman Jasharaj i thotë Nagavcit: Ndalu pak se kolltuku nuk zgjat me vite

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka kundërshtuar edhe një herë, zëvendësimin e orëve të humbura mësimore, shkaku i grevës së mbajtur në muajin shtator nga ana e mësimdhënësve.

Këtë e konfirmoi sërish kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një opinion të shpërndarë për media.

- Advertisement -

Ministria e Arsimit kërkon që orët e humbura të zëvendësohen, përndryshe mësimdhënësit do t’i bartin pasojat. Por një gjë e tillë kundërshtohet nga SBASHK-u.

Pasi rikujton se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka shkelur Kushtetutën e Republikës, deklaron se po shkelet ligji.

“Kur ka ligje dhe ato shkelen, nuk ke si të thuash ndryshe veç se po instalohet Kanuni i Albin Kurtit që hedh poshtë gjithë ligjet e Parlamentit”, deklaroi Jasharaj.

Ai thotë se ministrja Nagavci nuk thotë gjë para opinionit se ka shkelë ligjet bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin dhe sipas tij, mundohej të ndëshkonte vetëm punëtorët e arsimit për grevën se grevistëve të tjerë ua kishte ndarë pagat.

“Lufta me SBASHK-un dhe arsimit ka vazhduar e po vazhdon dhe dihet pse për ta zhdukur këtë sindikatë që është e fortë dhe nuk dorëzohet”, shkruan Jasharaj.

Kryetari i SBASHK-ut deklaroi se Nagavci, në vend që të tregojë se Kontrata Kolektive e Arsimit të Kosovës në nenin 43 e në pikën 8 e thotë qartë e orët e humbura në grevë nuk zëvendësohen, përveç nëse palët nënshkruese arrijnë marrëveshje të veçantë.

- Advertisement -rrrrrrr

“Nagavici duke u munduar ta ruajë pozitën e ministres, që mund t’ia marr shefi, nuk lodhet duke shkelur Kushtetutën e Ligjet e as edhe Kontratën Kolektive të Arsimit të Kosovës vetëm të jetë pjese Kanunit të Albin Kurtit”.

“Tani ajo po kërcënon edhe me deklarimin se “mos mbajtja e orëve qenka vepër penale”, tha Jasharaj.

Pasi rikujton kontributin e mësimdhënësve në etapa të ndryshme të historisë së Kosovës, kryetari i SBASHK-ut akuzon ministren se po kërcënon me inspektorë.

“Mendo kush do të jesh ti nesër e në vitet e lavdishme të betejave për mbrojtjen e arsimit shqip t’i nuk ishte askund e as edhe të pafytyrët që po më shajnë mua e mësimdhënësit e atyre viteve”, shkruan Jasharaj.

“Ndalu pak se kolltuku nuk zgjat me vite po jeta zgjat më shumë dhe vështirë të jetosh e turpëruar”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shembull i mirë: Prindërit donacion shkollës “Dardania” në Prishtinë një tepih dhe dollap për klasë

Prindërit vazhdojnë të kontribuojnë për kushte më të mira në shkolla. Së fundmi prindërit...

E tmerrshme: 18-vjeçari brenda gjimnazit, vret me thikë dy nxënës dhe plagos një mesuese

Një nxënës vrau dy persona dhe plagosi një tjetër në një sulm me thikë...

Kosova në fund të PISA-s: Çfarë duhet ndryshuar për të rritur cilësinë në arsim?

Mungesat e trajnimeve për mësimdhënësit po cilësohet një prej arsyeve pse Kosova po del...

Nxënësit e shkollës “Arif Shala” në Korroticë të Ulët të Drenasit krijojnë 4 robotë edukativë

Në një arritje të jashtëzakonshme për arsimin dhe inovacionin në komunën tonë, nxënësit e...