E hënë, 20 Janar, 2025

Rrahman Jasharaj: I kemi dërguar shkresë, ministrja Nagavci nuk po na takon

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se punëtorët e arsimit vazhdojnë t’i marrin benefitet e përcaktuara me Kontratën Kolektive, ndonëse ishte shkëputur njëanshëm nga Ministria e Arsimit.

Sipas Jasharajt, kjo kontratë është shkëputur njëanshëm, dhe si e tillë nuk ka bazë ligjore. Të njëjtën thotë se duhet ta bëjnë të dyja palët, përndryshe s’ka vlerë juridike.

- Advertisement -

Jasharaj ka pasur kritika për vendimin për kompensim të orëve të humbura shkaku i grevës. Edhe këtë vendim, Jasharaj e konsideron si anti-ligjor.

“Zonja Nagavci mbase duke e mbajtur atë hidhërimin e grevës, jo vetëm këtë por e mori edhe atë vendimin e njëanshëm për kompensimin e orëve edhe pse kontrata e thotë qartë se kompensim të orëve nuk ka dhe nënshkrues nga njëra anë është MAShTI dhe nga ana tjetër jemi ne, dhe ne nuk mund ta shkelim kontratën, por neni 31 i kontratës e lë mundësinë që thotë që ‘përveç nëse arrihet ndonjë marrëveshje e veçantë’, dhe kjo marrëveshje e tillë nuk arrihet dhe u bënë sa kohë që ende nuk kemi pasur asnjë takim me zonjën Nagavci, edhe pse i kemi dërguar shkresë për një gjë e tillë”, ka deklaruar Jasharaj për EO.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...