E diel, 23 Shkurt, 2025

Rrahman Jasharaj i dërgon porosi Kurtit nga protesta: Është turp të qëndrosh në Amerikë e të mos dilni para neve

- Advertisement1-

Punëtorë nga qytete të ndryshme të Kosovës janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të protestuar.

Miratimi i Ligjit për paga, zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për Skemat Pensionale janë disa nga kërkesat e sindikatave, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj tha se Qeveria nuk po dëshiron dialog. Ai paralajmëroi veprime më të rënda sindikale pas kësaj porteste.

“Qeveri, këta janë njerëzit tuaj. Është trup që të qëndroni në Amerikë e të mos dilni para këtyre njerëzve që presin në diell. Lutemi të këndelleni, në të kundërtën pas kësaj proteste madhështore do të ketë edhe veprime më të rënda të cilat ne nuk i duam, por si duket i doni. Ne e duam Ligjin e Pagave, por jo Ligj që na punon dikush, por që e punojmë edhe ne”, u shpreh ai.

Si pasojë e protestës, të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, sot në institucionet arsimore nuk po zhvillohet procesi mësimor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...