E diel, 23 Shkurt, 2025

Rrahman Jasharaj i bindur: Në SBASHK do të fitoja edhe kundër Kurtit

- Advertisement1-

Rrahman Jasharaj është zgjedhur në mandatin e tij të tretë si kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Nga 120 delegatë që morën pjesë në Kuvendin Zgjedhor, Jasharaj mori 119 vota.

- Advertisement -

Para një kohe ai e pati ftuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, që të anëtarësohej në SBASHK.

Jasharaj tha në Klan Kosova se po të ishte përballë tij, edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, do ta mundte.

“Jo nuk erdhi. T’ju them të vërtetën deklarata ime ishte nga një lloj nxitjeje që ma bëri sepse ai si kryeministër i Republikës së Kosovës pati momente kur përzihej në çështjet e sindikatave. Jo vetëm të SBASHK-ut, kur deklaronte se udhëheqësit tani duhet të shkojnë. Dhe unë në atë instinkt të reagimit i thashë: “Eja të garojmë bashkë”. Dhe po të them kësaj radhe se edhe po të ishte Kurti kundër meje unë do të fitoja”, u shpreh Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...