E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Rrahman Jasharaj fton qeverinë të reflektojë, ministrja Nagavci ia përmend mësimdhënësit e tepërt

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është duke mbajtur kongresin e 8-të, ku pritet të zgjidhen organet e reja drejtuese dhe të merret vendimi për veprimet sindikale të paralajmëruara për shkak të mosrealizimit të kërkesave për rritje të pagave. Por, ministrja Nagavci iu ka kujtuar delegatëve angazhimin e saj që mësimdhënësit të mos largohen nga puna përkundër rënies së numrit të nxënësve.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në hapjen solemne të Kongresit, nderoi të gjithë mësimdhënësit që kanë humbur jetën nga COVID-19.

- Advertisement -

Fitoren më të madhe të SBASHK-ut nën drejtimin e tij, Jasharaj e cilësoi kalimin e ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

“Fitorja më e madhe e këtyre katër viteve ishte arritja e ligjit për vitet e ‘90-ta duke i dalë borxh viteve më të ndritura të arsimit shqip, duke ju dalë borxh kolegëve të cilët me sakrifica e vuajtje i dolën përballë furtunave të pushtuesit duke u bërë roje të dritës kundër errësirës, dhe ne arritëm të gjithë bashkë që të kemi një ligj për ta, dhe t‘ju themi në mënyrë modeste, faleminderit”, tha ai.

Jasharaj ka thënë që përkundër sakrificave do të vazhdojnë të kenë bashkëpunime me miq ndërkombëtarë e po ashtu ka ftuar edhe qeverinë për reflektim në mënyrë që të plotësohen edhe kërkesat e tjera që kanë të bëjnë e pagën.

“Ju premtojmë se edhe ne të ardhmen SBASHK-u edhe përkundër sakrificave do të vazhdojë bashkëpunimin me miq ndërkombëtarë, me Unionin e Sindikatave të Evropës, me internacionalet botërore, dhe do t’ia dalim bashkë, edhe pse arsimi në Kosovë është para sfidave por uroj që edhe ne edhe MASHTI, dhe Qeveria e Republikës së Kosovës të reflektojë në mënyrë që të mos shkojnë në gjerat që nuk i duam as ne, as populli i Kosovës”, tha ai.

Por, ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, duke thënë se po bëjnë maksimumin që të krijohen të gjitha kushtet për mësimdhënësit, ka kujtuar se 1600 mësimdhënës që janë konsideruar tepricë teknologjike për shkak të uljes së numrit të nxënësve, nuk janë larguar nga puna.

“Mbi 1600 mësimdhënës janë konsideruar si tepricë teknologjike, kur kemi ndarë grandin specifik të arsimit, për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve. Vetëm këtë vit kemi rreth 14 mijë nxënës më pak se në vitin e kaluar, por ne jemi kujdesur që asnjë nga mësimdhënësit tanë të mos rrezikohet të mbes pa punë”, tha ajo.

- Advertisement -rrrrrrr

Nagavci ka thënë që po ashtu rreth 100 asistentë do të fillojnë punën për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Janë buxhetuar, janë hapur konkurset në Komuna, dhe shumë shpejtë do të fillojnë punën rreth 100 asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta… Ministria e Arsimit ka ndarë për vitin 2022 grantin prej 1 milion e 700 mijë euro, për mësimdhënësit më probleme shëndetësore”, tha ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

28 NËNTORI – në çdo shkollë po organizohen aktivitete për flamurin kuqezi

Mesazhi nga ministrja e Arsimit në Shqipëri. Ogerta Manastirliu: 🇦🇱🦅Në prag të Festave të Nëntorit,...

VENDIMI: 19 bursa në vlerë 1 mijë euro për studentët e Shqipërisë që studiojnë në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për ndarjen e...

Shkolla “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, shembull i bukurisë dhe kreativitetit për 28 Nëntor

Shkolla “Pjetër Bogdani” në Prishtinë është shndërruar në një shembull të bukurisë dhe kreativitetit. Çdo...

Pensionohet profesori Bahri Hajredini nga Mitrovica

Profesori Bahri Hajredini, një figurë e nderuar dhe udhëheqës i shumë brezave nxënësish, del...