E premte, 20 Shtator, 2024

Rrahman Jasharaj flet për vlerën e koeficientit të pagave

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se as edhe një herë nuk e kanë pranuar zyrtarisht versionin final të këtij ligji.

Jasharaj mes tjerash ka deklaruar se BSPK-ja e as SBASHK-u nuk kanë qëndrim zyrtar për Ligjin e Pagave “sepse nuk ishin pjesë e përgatitjes së tij e as që e kanë marrë këtë version në rrugë zyrtare”.

- Advertisement -

Madje sipas tij, sindikalistët kanë të drejtë të dyshojnë se kjo është bërë për t’u krijuar mjegull dhe hamendje të njerëzit.

“Në medie është filluar të botohen shkrime se sa kujt do t’i bëhet paga e madje diku- diku përmendet edhe vlera 120 euro për koeficientin. Mund të ketë aty këtu edhe individë që po bëjnë llogari se sa do t’u bëhet paga me Ligjin e pagave” që paska nisur rrugëtimin drejt procedurave”.

“Të punësuarve në sektorin publik duhet thënë të vërtetën se çdo gjë për Ligjin e pagave mbetet supozim dhe edhe nëse arrihet pajtueshmëri e Qeverisë me sindikatat për këtë Ligj duhen muaj e muaj deri sa nuk bëhet aprovimi nga deputetet e Parlamentit e pastaj, sikur kjo mos të mjaftonte, në këtë version thuhet se 8 muaj pas publikimit në Gazetën zyrtare pritet të nisin pagat sipas këtij Ligji dhe atë nëse, prite o Zot, mos u dërgoftë në Kushtetuese e për t’u zhvleftësuar prapë e për t’u kthyer në pikën zero prapë”.

“Këto mund të ndodhin dhe prandaj është kërkesë legjitime e SBASHK-ut dhe e gjithë sindikatave tjera në BSPK që deri sa nuk fillon shteti të jap paga në bazë të Ligjit të pagave, ligj ky që do të ishte produkt i marrëveshjes së Qeverisë me sindikatat, Qeveria të bëj një shtesë prej 100 euro në pagë për të gjithë të punësuarit në arsim dhe sektorët tjerë me arsyetimin e argumentuar se kanë ndodhur ngritje shumë të mëdha të çmimeve të artikujve elementar të jetës”.

“Kur jemi te kjo kërkesa modeste drejtuar Qeverisë për 100 euro shtesë në paga, Ministrja Nagavci bëri një humor pa fije kripe duke na kritikuar se pse paskemi kërkuar pikërisht 100 euro e jo, bie fjala, 300 euro. Ministre ne e kemi ditur se kjo kërkesë është minimale dhe e pamjaftueshme karshi gjithë këtyre ngritjeve të çmimeve, por e kemi bërë sepse mund të realizohej po të donte Qeveria. Nëse ju mendoni se kemi kërkuar pak dhe nuk e keni me tallje, atëherë si Ministre e tërë arsimit që je, kërko dhe realizo në Qeveri kërkesën tënde për 200 a 300 euro shtesë dhe ne do të jemi më të lumturit dhe do të ndjehemi krenar me ty”.

Në fund, Jasharaj ka theksuar se “qasja e gabueshme e Qeverisë ndaj sindikatave dhe dialogut, krijimi i mjegullës me apo pa qëllim për Ligjin e pagave dhe ligjet tjera dhe humori pa krip e kanë sjellë situatën deri të greva e përgjithshme dhe nëse Ministrja Nagavci dhe Qeveria e kanë vërtetë hallin të nxënësit dhe orët e ditët e humbura nga greva, le të nisin me dialogun dhe plotësimin e kërkesave të të sindikatave, që janë në kuadër të BSPK-së”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...