E diel, 23 Shkurt, 2025

Rrahman Jasharaj flet për pagat jubilare të mësimdhënësve

- Advertisement1-

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur së fundmi për pagat jubilare të mësimdhënësve.

Ai ka thënë se mësimdhënësit nuk po i marrin me mirëkuptim, po përmes gjylatave.

- Advertisement -

“Ne kemi pritur që institucionet e shtetit do të realizojnë jo vetëm këtë kërkesë por edhe kërkesat e tjera të dala nga kontrata nga MASHT-i dhe SBASHK-u, mirëpo në momentin që kjo gjë nuk ka ecur me mirëkuptim, ne i kemi orientuar dhe këshilluar anëtarët e SBASHK-ut, që ata t’i drejtohen gjykatave përmes avokatëve që i kanë zgjedhur vet kuptohet me këshillat e zyrtarit ligjor të SBASHK-ut, pastaj ata janë orientuar vet te avokatët”, ka thënë ai për emisionin Kiks Kosova, shkruan Albanian Education.

“Deri tani mund të ju them me përgjegjësi të plotë, jo vetëm çështjen e pagave jubilare, por edhe për tri pagat përcjellëse dhe të gjitha çështjet tjera që dalin nga kontrata janë realizuar në të gjitha komunat e Kosovës, jo me dialog e mirëkuptim, por përmes gjykatave”, ka deklaruar ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....