E premte, 17 Janar, 2025

Rrahman Jasharaj: Ende ka nxënës pa tekste shkollore

- Advertisement1-

Përkundër se viti ri shkollor 2023/24 ka nisur më 1 shtator ka ende nxënës që po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të teksteve shkollore.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se ka disa lëvizje pozitive lidhur me furnizim të teksteve shkollore, por që ende ka nxënës që nuk janë pajisur me tekste.

- Advertisement -

“Kemi informacione dhe komunikojmë me kryetarët e sindikatave komunale dhe nga raportet që kemi ka një ndryshim pozitiv rreth furnizimit me tekste shkollore, por, fatkeqësisht duhet pranuar që edhe pse e kemi kaluar javën e tretë të mësimit të shtatorit ende ka shifra që flasin që një pjesë e nxënësve nuk janë furnizuar ende me tekste shkollore….”, ka thënë ai.

Siç tha Jasharaj, shumë prindër edhe nuk mund të dalin për blerjen e teksteve, pasi që punojnë në sektorin privat.

“Kjo varet edhe nga përbërja e shkollave dhe nga angazhimi, ku dihet se një pjesë e madhe e familjeve në Kosovë janë në gjendje kogja të vështirë ekonomike. Prindërit janë në sektorin privat dhe ata nuk mund të humbin ditë pune sepse nuk i lejojnë për të shkuar dy tri herë në librari, dhe kjo ka ndikuar që ta kemi një shtator të vështirë me mungesë të teksteve shkollore”, theksoi ai.

Jasharaj tha se problem i veçantë është po ashtu me klasat 6 deri në 9, pasi që librat e këtyre klasave janë shumë të dëmtuara.

“Problem i veçantë është edhe te klasat e 6-9, pasi që tekstet që po i përdorin nxënësit tanë në këtë vit shkollor janë nga viti i kaluar shkollor dhe janë kogja të dëmtuara, e veçmas fletoret e punës… Ka problem ky vit shkollor, kjo ka ndodhur nga vendimi i gabuar i Ministrisë së Arsimit”, pohoi ai.

Kreu i SBASHK-ut, shpreson që MASHT-i ta ketë parë që ka gabuar me vendim, dhe që një veprim të tillë lidhur me furnizimet e teksteve shkollore mos ta përsërisë në vitin e ardhshëm shkollor.

- Advertisement -rrrrrrr

“Do të ishte mirë që vitin e ardhshëm shkollor të kemi tekste të reja shkollore nga 1 deri në klasën e 9. Jemi pa digjitalizim të shkollave, ende kemi raste të theksuara që vijnë në klasa pa tekste. Kemi bërë apel që mësimdhënësit të mos i largojnë nxënësit nga klasa”, tha ndër tjera ai.

Ndryshe, këtë vit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte vendosur që mjetet për blerjen e teksteve shkollore t’u dërgohen prindërve.

Vendimi i MASHT-it kishte nxitur reagime të shumta, ndërkaq në shumë librari në Kosovë u krijuan radhë të gjata të qytetarëve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shembull i mirë: Prindërit donacion shkollës “Dardania” në Prishtinë një tepih dhe dollap për klasë

Prindërit vazhdojnë të kontribuojnë për kushte më të mira në shkolla. Së fundmi prindërit...

E tmerrshme: 18-vjeçari brenda gjimnazit, vret me thikë dy nxënës dhe plagos një mesuese

Një nxënës vrau dy persona dhe plagosi një tjetër në një sulm me thikë...

Kosova në fund të PISA-s: Çfarë duhet ndryshuar për të rritur cilësinë në arsim?

Mungesat e trajnimeve për mësimdhënësit po cilësohet një prej arsyeve pse Kosova po del...

Nxënësit e shkollës “Arif Shala” në Korroticë të Ulët të Drenasit krijojnë 4 robotë edukativë

Në një arritje të jashtëzakonshme për arsimin dhe inovacionin në komunën tonë, nxënësit e...