E hënë, 20 Janar, 2025

Rrahman Jasharaj: Doracakët që i bëri MASHT-i duhet të tërhiqen

- Advertisement1-

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka kritikuar doracakët për edukimin seksual të publikuar nga MAShT, duke i cilësuar ato si të dëmshme dhe të papërshtatshme për shkollat.

Ai theksoi se sindikata e mësuesve është plotësisht kundër këtyre doracakëve dhe ka thënë se nuk ka asnjë informacion që mësuesit e Kosovës t’i kenë përdorur ato në mësimdhënie.

- Advertisement -

Ne jemi shumë kundër këtij doracaku , fatmirësisht ne nuk kemi asnjë informatë që ndonjëri nga kiolegët tonë në Kosovë është bazuar qoftë edhe në një shkronjë e fjali të atij doracaku e lëre më me përmbajtjen e këtyre doracakëve’’, tha Jasharaj për Front Online.

Jasharaj theksoi se MAShT-i ka bërë një gabim të madh me përgatitjen e këtyre doracakëve, të cilët, sipas tij, nuk shërbejnë për edukim, por për degjenerimin e gjeneratave të reja.

‘’ Doracakët janë të dëmshëm dhe nuk shërbejnë far për edukim por në t kundërtën shërbejnë për degjenerim të gjeneratave të reja ‘’, tha kreu I SBASHK-ut.

Ai shtoi se, edhe pse edukata seksuale është e rëndësishme, ajo duhet të përdoret në mënyrë të matur dhe të përshtatshme, duke ruajtur personalitetin e fëmijëve dhe mësuesve.

Ai e quajti përmbajtjen e doracakut, deri te klasa e dytë, të tmerrshme dhe jashtë çdo norme njerëzore dhe morale.

Edhe edukata seksuale qoftë edhe ajo mediale duhet të përdoret por në masë të caktuar duke ruajtur personalitetin e fëmijës dhe të mësuesit

- Advertisement -rrrrrrr

E lexova këtë doracak deri te klasa e dytë e u ndala sepse ishte e tmerrshme gjërat që parashihen të bëhen e të debatohen me klasën e dytë janë jashtë çdo norme njerëzore e morale’’, tha Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut për fund tha se doracakët duhen larguar dhe se vendin e kanë në bërllog

Pra këta doracakë që I bëri MASHT-I duhet të tërhiqen dhe vendin e kanë në bërllog’’, përfundoi Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...