Rrahman Jasharaj: Arsimi në Kosovë në gjendjen më të keqe që nga paslufta

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se arsimi në Kosovë ndodhet në gjendjen më të rëndë që nga paslufta.

- paragrafi 1 -

Ai ka theksuar se problemi i teksteve shkollore po përsëritet për të tretin vit radhazi, duke bërë që nxënësit të mbeten pa libra në fillim të vitit.

- Advertisement -

“Ky vit shkollor do të nisë me mungesë të teksteve, sepse MASHT-i po vazhdon me të njëjtin gabim”, u shpreh Jasharaj.

Ai ka kritikuar edhe mungesën e institucioneve funksionale, që sipas tij, i ka lënë sindikatat pa dialog.

“Sot është më keq se kurrë, nuk kemi me kë të flasim e as kujt t’i adresojmë kërkesat”, tha ai.

- Advertisement -

Në fund, Jasharaj ka krahasuar kushtet e mësimdhënësve me vendet e rajonit, duke theksuar diferencën e madhe në paga.

“Punëtori arsimor në Shqipëri ka pagë 300 euro më të lartë se ai në Kosovë. Për këtë fajin e kanë Kurti e Murati”, përfundoi ai.