E martë, 25 Shkurt, 2025

Rrahman Jasharaj: Pas liberalizimit të vizave, arsimi mund të mbetet pa mësimdhënës

- Advertisement1-

Mungesa e kuadrove ka preku shumë sektorë, madje po paralajmërohet edhe ikja jashtë vendit e mësimdhënësve. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj vlerëson se frika më e madhe është pas heqjes së vizave për shkak se një pjesë e madhe e mësimdhënësve sidomos gjenerata e re do të shkojnë rrugëve të Evropës.

Tutje, ai tha se gradualisht Kosova do të mbes pa kuadro sidomos në lëndë shkencore e teknologji.

- Advertisement -

“Kam frikë se po u hapë mundësi me viza edhe një pjesë e madhe e mësimdhënësve të Kosovës sidomos gjenerata e re kam frikë se do të shkojnë rrugëve të Evropës për një jetë më të mirë ngase këtu është ngulfatur nga kërkesat, presionet nënçmimet dhe pagat tepër të ulta. Rreziku do të jetë gradual te arsimi”, tha ai pëe EO.

“Unë kam frikë se gradualisht ne do të mbesim pa kuadro të forta më të mira sidomos në lëndë shkencore teknologji. Prandaj Qeveria edhe neve edhe Policinë duhet të na mbështesë në këtë kohë kur kemi përballje të çmimeve kaq të larta”, tha Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...