E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Rrahman Jasharaj: Anëtarësia do të pyetet nëse do të ketë grevë në janar

- Advertisement1-

Një prej zërave më të fuqishëm sindikal, i cili për gjatë muajit shtator të këtij viti do të bëhej figurë e padëshiruar për individë të caktuar nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, Rrahman Jasharaj, ndaj të cilit do të fillonin edhe linçimet publike, nuk e ka mohuar mundësinë e rikthimit të grevës në arsim nga janari, si rezultat i mungesës së ligjit të pagave.

Ai për emisionin Expose të Gazeta Blic paralajmëron se nëse nuk ka lëvizje në Ligjin e Pagave dhe mbesin në zero, nuk përjashtohet mundësia e rifillimit të grevës.

- Advertisement -

“Uroj që qeveria ta ketë ndjerë atë grevë dhe pasojat që i solli ajo dhe uroj që për kohën që ka mbetur janari të na pret me një pjesë të rezultateve, e ai më i madh do të ishte ligji i pagave, në pajtueshmëri me sindikatat, në të kundërtën nëse mbesim në situatë zero anëtarësia do të pyetet prape, cilindo vendim që merr anëtarësia kryesia e SBASHK-ut do ta sjell në jetë dhe do ti qëndrojë në ballë atij vendimi”, tha Jasharaj.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Astrit Bytyqi” në Ferizaj mban diskutim me Policinë e Kosovës për parandalimin e dukurive negative

Në shkollën "Astrit Bytyqi" në Ferizaj diskutim sensibilizues për parandalimin e dukurive negative, ku...

Kryetari i Skenderajt: Nga mungesa e buxhetit, sektori i Arsimit këta dy muaj do jetë pa paga

Kryetari i Skenderaj Fadil Nura ka treguar për problemt të cilat po përballet Skenderaj. Tutje...

Mësimdhënësit pa rritje page këtë fundvit: Po, më 2025 do ketë?

Kryeministri Albin Kurti më 7 tetor në konferencën për media u pyet nëse do...

“Heroi im që më frymëzon”, ese nga nxënësja Aida Dede

Mesazhi i esesë së nxënëses nga Korça, Aida Dede, qëndron te vlerësimi i heronjve...