E enjte, 19 Shtator, 2024

Rrahman Jasharaj: 7 Marsi i gjen mësuesit me shumë pakënaqësi, Qeveria ua vështirësoi jetën

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se Dita e Mësuesit, që shënohet më 7 Mars, do t’i gjejë mësimdhënësit me sfida, pakënaqësi e shumë halle.

Ai ka thënë se nxënësit dhe mësimdhënësit po e bëjnë garën për dije në shekullin XXI me shkumës e shpuzë, duke shtuar se Qeveria po kërkon suksese me kushte të rënda.

- Advertisement -

Sipas Jasharajt, qeveria “Kurti” ua ka vështirësuar jetën punëtorëve të arsimit duke ua mohuar të drejtat e fituara nëpërmjet Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Komunikata e plotë:

Dita e mësuesit po na gjen me sfida, pakënaqësi e halle shumë

Në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve do të duhej të mbretëronte atmosferë festive dhe të flitej me krenari për angazhimet e Qeverisë në shërbim të arsimit e punëtorëve arsimor , që nga çerdhet e deri në universitet dhe për dialogun e sinqertë për të gjitha sfidat e shqetësimet. Por kjo atmosferë mungoi sepse dialogu me fajin pushtetarëve vazhdon të mungojë. Ata vazhdojnë të sjellin vendime e të bëjnë veprime të dëmshme kokë me vete e pa u ulur e konsultuar me palët tjera. Kështu do të bëhet dhe pikë , vazhdojnë të deklarohen qeveritarët dhe ashtu edhe bëjnë.

SBASHK-u në emër të punëtorëve arsimor kërkojë përmes shkresave që vlera e koeficientit të mos jetë ajo e paralajmëruara që në vitin e kaluar nga ministri Murati, po të jetë se paku 130
euro, por Qeveria nuk qau kokën për këtë kërkesë tonën dhe të sindikatave tjera, por vendosi për vlerën 110 duke bërë një ngritje ironike të pagës në arsim prej vetëm 28 euro dhe kjo shtoi edhe më pakënaqësitë e të punësuarve në këtë sektor dhe jo vetëm.

Qeveria, pa u konsultuar me palët tjera , vendosi edhe për ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe si për inat angazhohet të mohojë të drejtat e fituara
të punëtorëve të arsimit dhe kështu, në vend që t’ua lehtësojë jetën pak pikërisht kur u duhet , pra me rastin e pensionimit, Qeveria ua vështirëson edhe më jetën atyre që me vite e dekada punuan në arsim sepse do të marrin pensione me të ulëta nga ato që ua garantonte ligji dikur.

- Advertisement -rrrrrrr

Qeveria nuk e bëri as Ligjin për sigurime shëndetësore e as nuk bëri ndonjë angazhim lidhur me kushtet e punës në shkolla. Nxënësit dhe mësuesit garën për dije në shekullin 21 vazhdojnë ta bëjnë me shkumës e shpuzë . Ata duan, por me këto kushte e me këtë qasje të Qeverisë ndaj arsimit, suksese të larta e të dëshiruara nga të gjithë ne nuk mund të arrihen. Dita e mësuesit dhe shkollës shqipe po vjen, por ajo po na gjen me sfida, pakënaqësi e halle shumë.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...

“Prindi 1”, “Prindi 2”, në vend nëna dhe babai, Komuna e Prishtinës del me sqarim pas reagimeve të shumta

Të martën një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të...

Krenare Çerkini, një ndër dy shqiptaret e vetme në historinë e universitetit prestigjioz

Krenare Çerkini është frymëzim për shumë vajza të reja nga Kosova. E reja nga qyteti...