Rrahje në mes dy nxënëseve në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, publikohen pamjet

- Advertisement -

Një përleshje fizike ka ndodhur në mes dy nxënëseve në gjimnazin “Hajdar Dushi”, në Gjakovë.

- paragrafi 1 -

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të premten, ndërsa në një video të publikuar nga lajmi.net shihen dy femra duke u rrahur mes vete brenda objektit të kësaj shkolle.

- Advertisement -

 

Pavarësisht thirrjes së një femre tjetër që dikush t’i ndalë ato, rrahja ka vazhduar ndërsa personi që po e realizonte videon thotë “jo, jo”, transmeton lajmi.net.

Shkaqet e përleshjes fizike dhe se si erdhi deri tek ky moment nuk janë bërë të ditura, ndërsa të shpeshta janë raportimet për ngjarje të ngjashme e aspak të hijshme në shkollat fillore e të mesme të vendit.