Rrahje mes dhjetëra personave ka ndodhur para pak minutash në oborret e shkollave të mesme.
“Jepi zë” ka publikuar një video nga ngjarja, në të cilën shihet rrahja masive që dyshohet të ketë qenë mes nxënësve të Shkollës së Mesme Ekonomike.
Ndërkaq, nuk janë të pakëta rastet që rrahje të tilla ndodhin mes grupe nxënësish në oborrin e shkollës.