Rrahje masive e nxënësve në oborrin e shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë

- Advertisement -

Shpesh herë kemi dëgjuar për përleshje fizike të cilat ndodhin në shkollat e vendit.

Një e tillë është parë të ketë ndodhur të premten që lamë pas në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

- Advertisement -

Në një video të siguruar nga lajmi.net, shihet se përleshja fizike ndodhi në mes disa nxënësve të gjinisë mashkullore.

 

Të njëjtit janë parë duke u grushtuar për disa minuta radhazi, derisa një person i pranishëm ka tentuar që t’i ndajë.

- Advertisement -

Nuk dihet nëse si pasojë e kësaj përleshje të njëjtit janë lënduar.

Duhet përkujtuar që raste të tilla të cilat ndodhin disa herë brenda e jashtë objekteve të shkollave në Kosovë, kanë lënë shije mjaftë të hidhur të sistemit edukativ në vend.