Rrahje brutale mes disa nxënëseve në Gjakovë: Dy motra e sulmojnë me grushte e shqelma një vajzë

- Advertisement -

Rrahjet mes nxënëseve në shkollat fillore e të mesme në këtë vit shkollor kanë qenë mjaft të shpeshta. Të tilla ngjarje po alarmojnë prindërit për sigurinë e fëmijëve të tyre në institucionet e arsimit, por edhe përreth tyre.

- paragrafi 1 -

Së fundmi ka ndodhur edhe një rast i tillë në qytetin e Gjakovës, ku një vajzë është rrahur brutalisht nga dy vajza të tjera (motra), të cilat sipas Sinjalit janë nxënëse të shkollës “Emin Duraku” në këtë komunë.

- Advertisement -

Për motive ende të panjohura, vajza që është viktimë e këtij rasti është sulmuar fizikisht nga dy vajzat e dyshuara të cilat e kanë rrahur me grushte e shqelma.

 

Në videot e siguruara nga Sinjali, shihet se fillimisht viktima dhe vajza e dyshuar flasin diçka mes vete dhe pas pak sekondash, e njëjta e rrëzon vajzën tjetër përtokë dhe më pas e sulmon. Në ndihmë asaj i del edhe motra, që sipas pamjeve shihet se mosha e tyre mund të jetë 13-15-vjeç.

- Advertisement -

Pasi viktima rrahet nga dy motrat, i paralajmëron ato se “Policinë ia thirri”, teksa e dyshuara kryesore ia kthen “Thirre, qatje t’pres”.