E premte, 10 Janar, 2025

Rrahja në Kuvend/”Kemi dështuar në shkollim e edukim”

- Advertisement1-

Flamur Hyseni, profesor i së drejtës, duke komentuar rrahjen që ndodhi të enjten në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se këto janë pasojat e 24 vjetëve të një shoqërie të cilën ai e ka quajtur dezorganizative.

Sipas Hysenit, asaj që ndodhi sot në Kuvendi i kanë kontribuar shumë akterë të shoqërisë. Një ndër to është shkollimi, për të cilin profesori ka thënë se shoqëria kosovare ka dështuar.

- Advertisement -

“Shihet se është një situatë e paparashikueshme, të cilës i kanë kontribuar të gjithë akterët në shoqërinë tonë, duke filluar nga studiot televizive ku ka gjuhë jointelektuale, joprofesionale. Mediat janë intriguar nga gjuha e ashpër politike që ndodh në Kuvend. Si ka mundur që një gjuhë e tillë të shkojë edhe në studiot televizive. Madje, dalin të flasin njerëzit më jokompetentë për çështjet e caktuara. Gjuha në rrjetet sociale pastaj. Kam koleg që nuk pranojnë të japin mendim profesionist për shkak të komenteve fyese e të rënda që marrin. Ne kemi dështuar në shkollim, në edukim. 24 vjet kemi bo hajgare me filozofi, me shëndetin mendor. Krejt këto janë pasoja të 24 vjetëve të shoqërisë dezorganizative. Një shoqëri e cila nuk e ka pas primare shkollën, ja çfarë ka prodhuar [duke folur për deputetët]. Shumica e këtyre deputetëve janë të shkolluar pas lufte. Prandaj, ja çfarë sistemi kemi krijuar”, ka thënë Hyseni në “60 Minuta” të KTV-së.

Hyseni e ka vënë në pikëpyetje integritetin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi si profesor.

“Një profesor i AUK-ut që godet deputetin. Si do të ndiheshin studentët e tij kur ta shohin profesorin e tyre duke goditur”, ka shtuar ai.

Në Kuvend sot pati rrahje mes deputetëve të PDK-së e akterëve të pushtetit. Prokuroria e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet. / Koha

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafa Bakia” në Prizren nis gjysmëvjetorin e dytë me gara të fizikës

Shkolla "Mustafa Bakia" në Prizren ka nisur gjysmëvjetorin e dytë me gara, ku nxënësit...

20 pedagogë të rinj janë shtuar në shkollat e Prishtinës me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Saddriu ka njoftuar se gjatë këtij...

Shpërblehen 63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës

63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës gjatë...

Pensionohet mësidhënësja Mysebie Namelgjiu nga Prizeni

Është pensionuar mësidhënësja Mysebie Namelgjiu nga Prizeni. Shkolla 'Gjergj Kastrioti Skenerbeu", ka njoftuar pensionimin...