E premte, 20 Shtator, 2024

Rovena Dokollari: Zhvillimi profesional dhe personal i mësuesit, ndër mekanizmat që synohet të arrihet cilësia në arsim

- Advertisement1-

Zhvillimi profesional i mësimdhënësve është ndër mekanizmat me anë të të cilit synohet të arrihet cilësia në institucionet tona arsimore. Po si ndikon testi si instrument krahasuar me instrumente të tjera kërkimore për identifikimin e nevojave të mësuesve për zhvillim profesional në sistemin parauniversitar?!

Zhvillimi profesional i mësuesve është një mjet me anën e të cilit politikëbërësit përçojnë vizione të gjëra, përhapin informacion kritik dhe sigurojnë drejtimin e mësuesve. Nevoja për zhvillimin profesional është diferenca, ose hapësira ndërmjet asaj që është dhe asaj që do të duhet të ishte, ose të asaj që ne kërkojmë të arrijmë.

- Advertisement -

Identifikimi i nevojave përbën faktor kyç në ristrukturimin e zhvillimit profesional të mësuesve në punë. Zhvillimi profesional i mësimdhënësve është njëri ndër mekanizmat me anë të të cilit synohet të arrihet që cilësia në institucionet tona arsimore të jetë në një shkallë më të kënaqshme, e cila reflektohet nga kualiteti i punës së mësimdhënësve dhe nga rezultatet e arritjeve të nxënësve. Një sistem arsimor është po aq i mirë sa mësuesit e tij dhe përmirësimi i cilësisë së mësuesve në të gjitha fazat e karrierës së një mësuesi është kështu një faktor kyç në përmirësimin e cilësisë së mësimit.

Zhvillimi personal është procesi i rritjes personale dhe ndryshimit në mënyrë të ndërgjegjshme dhe me qëllim për të arritur potencialin e plotë si një person. Identifikimi i nevojave nis që nga niveli i shkollës, vijon në nivelin e Drejtorive Arsimore Rajonale (DAR/ZA) dhe përfundon në nivelin kombëtar. Një pjesë e rëndësishme e zhvillimit personal është përmbajtja emocionale dhe shpirtërore, duke përfshirë aftësinë për të trajtuar stresin, ngarkesën menaxheriale në punë, për të krijuar një ndjenjë të lartë të vetëvlerësimit dhe vetëdijes si individ por edhe në marrëdhënie të raportit individ-shoqëri apo thënë ndryshe kjo, raporti mësues-nxënës apo mësues- mësues (kolegë).

Një ndër mekanizmat që ndikon në mënyrë direkte në përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit është zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësimdhënësve, matur kjo dhe me një instrument siç është testimi-matja e njohurive të vazhdueshme.

Por, lind pyetja, si ndikon testi si instrument krahasuar me instrumente të tjera kërkimore për identifikimin e nevojave të mësuesve për zhvillim profesional në sistemin parauniversitar?!

Ndërmjet testit si instrument për identifikimin e nevojave për zhvillim profesional të mësuesve në sistemin parauniversitar dhe gjendjes psiko-emocionale të mësuesve ekziston një lidhje lineare pozitive. Përfundimet e studimit janë të rëndësishme për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave, për specialistët e niveleve të ndryshme të edukimit parauniversitar, për drejtuesit e institucioneve lokale dhe kombëtare të edukimit. Ato gjithashtu mund t’ju shërbejnë studiuesve të fushës së shkencave të edukimit për të replikuar studime të njëjta ose të ngjashme në të ardhmen me kampione studimi të larmishme.

Kjo sjell përfitime të nevojshme në cilësinë e mësimdhënies dhe kontribuon në zhvillimin e kompetencave në marrjen e vendimeve më komplekse. Zhvillimet, reformat/ndryshimet në arsim ndodhin çdo ditë, kjo gjithmonë më synimin që t’u përshtaten nevojave të nxënësve, përkatësisht t’i përgatisin ata të ballafaqohen me sfidat e ndryshme në “botën e globalizuar”. Prandaj, mësimdhënësit duhet ta shohin veten si “nxënës të përhershëm”, dhe është më se e nevojshme që në vazhdimësi të pajisen me njohuri të reja lidhur me strategjitë, metodat dhe teknikat bashkëkohore të mësimdhënies.

- Advertisement -rrrrrrr

Ku dhe zhvillimi i mësimdhënësve ka qenë njëri ndër prioritetet e sistemit të arsimit si dhe licencimi i mësimdhënësve duke u konsideruar si një nga mekanizmat kryesorë për zhvillimin e cilësisë së mësimdhënies, motivimin e mësimdhënësve për performancë të mirë, si dhe për adresimin e rasteve kur performanca nuk është në nivelin e duhur.

Sistemi i licensimit të mësimdhënësve përbën identifikimin e nevojave për kualifikim profesional në baza të rregullta, në tri nivele: në nivelin kombëtar për zbatim të reformës kurrikulare, në nivelin lokal që përfaqëson nevojat e shkollave, si dhe në nivelin individual për plotësim të nevojave të mësimdhënësit për zhvillim profesional.

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...