Shkrimi i Rovena Dokollarit thekson rëndësinë e empatisë në shkolla si kompetencë kyçe për zhvillimin social e emocional. Ajo ul bullizmin, përmirëson marrëdhëniet dhe rrit suksesin akademik. Integrimi në kurrikulë, trajnimi i mësuesve dhe përfshirja e prindërve janë vendimtare.
Në mjedisin shkollor, këto dy dimensione janë të ndërlidhura dhe ndikojnë drejtpërdrejt në marrëdhëniet mes nxënësve dhe mes nxënësve e mësuesve, ku përmirësimi i klimës shkollore ku promovohet empatia, shkalla e qasjes ndaj bullizmit dhe konflikteve reduktohen ndjeshëm. Praktikimi i empatisë jo vetëm si nocion literar por edhe aktivizimi nëpërmjet ilustrimit të shembujve konkretë që në arsimin parashkollor apo dhe në nivelet më të larta arsimore duke përqafuar rëndësinë edhe në zbatimin si lëndë mësimore do sillte një këndvështrim shumë pozitiv në të gjithë hallkat e një mjedisi shkollor, shoqërisë dhe arsimit në vetvete. Zhvillimi social-emocional i nxënësve ku empatia i ndihmon nxënësit të zhvillojnë aftësi të komunikimit, bashkëpunimit dhe respektit për diversitetin.
Performanca akademike, shkollat që përfshijnë programe të edukimit socio-emocional kanë rezultate më të mira akademike, pasi nxënësit ndihen më të mbështetur dhe më të motivuar. Ndërtimi i qytetarisë aktive, edukimi me theks te empatia përgatit të rinjtë të bëhen qytetarë të ndërgjegjshëm, që kontribuojnë në shoqëri me përgjegjësi dhe mësimdhënia e bazuar në emocione dhe përdorimi i lojërave, vendosja në role dhe diskutimeve mbi ndjenjat, nxit identifikimin me marrëdhënien edhe të ndjeshmërisë për tjetrin. Si do ndikonte empatia, si pjesë e kurrikulës, lëndë mësimore dhe cilët do ishin instrumentet identifikues?!
Programet e Edukimit Socio-Emocional ku zhvillimi i aftësive si vetëdija emocionale, menaxhimi i emocioneve dhe vendimmarrja etike do luftonte kundër bullizmit. Trajnime për mësuesit dhe nxënësit mbi zgjidhjen e konflikteve dhe komunikimin jodhunues. Modelimi nga mësuesit, sjellja empatike e mësuesve ndaj nxënësve shërben si model për ta. Përfshirja e prindërve dhe komunitetit, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta që nxisin respektin dhe bashkëpunimin.
Me gjithë përfitimet e shumta, zbatimi i empatisë në shkolla përballet me disa sfida:
- Mungesa e trajnimeve të posaçme për mësuesit.
- Kultura tradicionale që shpesh privilegjon performancën akademike ndaj zhvillimit socio-emocional.
- Rezistenca e disa aktorëve të sistemit arsimor ndaj metodave të reja pedagogjike.
Empatia është një kompetencë kyçe për zhvillimin e nxënësve si individë dhe si qytetarë aktivë. Shkollat që arrijnë ta integrojnë atë në procesin arsimor krijojnë mjedise më të sigurta, më të respektueshme dhe më të përshtatshme për të nxitur si suksesin akademik ashtu edhe zhvillimin personal të nxënësve. Politikat arsimore duhet të theksojnë rëndësinë e edukimit socio-emocional, ndërsa mësuesit e prindërit duhet të angazhohen për kultivimin e empatisë në çdo hap të procesit edukativ.
Autorja është studiuese e Gjuhës Shqipe dhe Letërsi
© Portali Shkollor