E diel, 19 Janar, 2025

ROSCAP i dërgon në Kuvend: 12526 nënshkrime për ndryshime në arsim

- Advertisement1-

Më 7 mars 2024, ditë simbolike për arsimin, Rrjeti i OShC-ve për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) njoftoi publikun për lansimin e peticionit duke kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të:

1. Hartojë Projektligjin për pensionimin e vullnetshëm të parakohshëm të mësimdhënësve të moshës 55 deri 64 vjeç në arsimin parauniversitar.

- Advertisement -

2. Amandamentojë nenin 5 dhe nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-032 për Arsim Paraunivesitar, ashtu që t’i obligojë institucionet e Kosvës të ndërmarrin veprime konkrete për ri-organizimin e të gjitha shkollave me më pak se 60 nxënës.

3. Amandamentojë nenin 33 të Ligjit Nr. 04/L-032 për Arsim Paraunivesitar, duke shtuar dispozita për vlerësimin vjetor të aftësive dhe njohurive të mësimdhënies për të gjithë mësimdhënësit.

Sot, konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit Nr. 04/L-025 për Nisma Legjislative, Rrjeti i OShC-ve për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) ceremonialisht ia dorëzoi kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, dosjen e peticionit me gjithsej 12526 nënshkrime të qytetarëve të Kosovës.

Rrjeti i OShC-ve për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) mbetet i përkushtuar fuqishëm për jetësimin e vullnetit qytetar për arsim cilësor!

Rrjeti i OShC-ve për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) përbëhet nga BONEVET, ETEA, Qendra per Studime te Avancuara FIT, Kosova Education Center – KEC, Kosovar Youth Council – KYC, LAPS, ORCA Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, PEN – Peer Educators Network, Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Teach For Kosova, TOKA dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...