Ron Krasniqi do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të matematikës në Baku

- Advertisement5 -

Nxënësi i klasës së dytë, Ron Krasniqi, do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të matematikës që do të mbahen në Baku, Azerbajxhan.

- paragrafi 1 -

Përzgjedhja e tij për këtë aktivitet ndërkombëtar vjen si rezultat i përkushtimit dhe rezultateve të larta të treguara në matematikë, duke dëshmuar potencialin e të rinjve kosovarë në fushën e shkencave ekzakte. Garat pritet të mbledhin nxënës nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar një ambient sfidues dhe profesional për pjesëmarrësit.

- Advertisement - M1

Sipas familjarëve, kjo është një arritje e rëndësishme për Ronin dhe një mundësi e mirë për të fituar përvojë në arenën ndërkombëtare. Ata janë shprehur krenarë për përfaqësimin e Kosovës në një ngjarje kaq të rëndësishme akademike.

Fotoja e nxënësit është dërguar nga familja, ndërsa të dhënat janë siguruar për median tonë të arsimit albanaineducation.net.

Pjesëmarrja e Ron Krasniqit në këtë garë konsiderohet një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tij akademik dhe një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e tij.

- Advertisement - m2

639691128 795372550286264 1419181651479434825 n